Aktualitet

"Daniel Pepa më kërkoi kafe"/ Zbardhet dëshmia e kamarierit në Durrës: Kur nuk ia bera nisi të ofendonte

Në këto momente, Pepa kishte nisur të ofendonte kamarierin, ndërkohë që Flori Paluçi i kishte dalë në mbrojtje. 

22 Tetor 2025, 09:50 Nga I.A
"Daniel Pepa më kërkoi kafe"/ Zbardhet dëshmia e
Pamjet

DURRËS- Dëshmia e kamarierit të lokalit ku ndodhi vrasja në Durrës është zbardhur. Gjatë marrjes në pyetje nga Policia, i riu ka deklaruar se Daniel Pepa i kishte kërkuar kafe, por ai nuk ia kishte bërë për shkak se kishte fikur ekspresin. 

Në këto momente, Pepa kishte nisur të ofendonte kamarierin, ndërkohë që Flori Paluçi i kishte dalë në mbrojtje. 

“Daniel Pepa erdhi në lokal dhe më kërkoi një kafe. Bashkë me Daniel Pepën ishte edhe një shok i tij. I thashë që nuk ta bëj dot kafenë se ekspresi kërkon kohë të ngrohet. Ekspresin e kisha fikur që në orën 00:00, më tej nuk shërbejmë. Kur i thashë se nuk ta bëj dot kafenë, Danieli më ofendoi. Ai ngulmoi t’ia bëja kafenë. Nuk i ktheva përgjigje, por ndërhyri Flori Paluçi. Flori Paluçi i tha Daniel Pepës që të mos më fyente. Paluçi dhe Pepa debatuan me njëri-tjetrin, më pas dolën te dera”, tha ai./Dosja.al

daniel pepa flori paluçi vrasje ne durres

Sondazh

Poll