22 Tetor 2025, 09:02
Nga E. D

DURRËS- Pamjet nga vrasja e dyfishtë që ndodhi në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në Durrës janë publikuar. Shiç shihet edhe në pamje ngjarja e rëndë është shënuar pranë një karburanti dhe shkak dyshohet se ka qenë konflikti për një kafe. Sipas hetimeve paraprake, gjithçka ka nisur kur njëri prej viktimave, së bashku me një person tjetër, kanë hyrë në lokal dhe i kanë kërkuar kamerierit që tu bënte kafe.
Ky i fundit u ka shpjeguar se ekspresi i kafes ishte i fikur, gjë që ka shkaktuar një debat verbal mes tyre. Më pas, situata është përshkallëzuar shpejt dhe në konflikt është përfshirë edhe një person tjetër që ndodhej në lokal.
Sipas policisë, Flori Paluçi ka qëlluar me armë ndaj Aranit Kurtit, duke e lënë të vdekur në vend dhe menjëherë pas kësaj, 21-vjeçari Daniel Pepa ka qëlluar për vdekje Flori Paluçin. Gjithashtu mësohet se kamerieri nuk ka mbetur as i plagosur dhe as viktimë në këtë ngjarje.
Ndërkohë 21-vjeçari Daniel Pepa është shpallur në kërkim nga policia, e cila ka ngritur pika kontrolli dhe po kryen operacione intensive për kapjen e tij. Sakaq, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al
vrasja ne durres
Aktualitet
22 Tetor 2025, 08:51
E. D
DURRËS- Detaje të reja vijojnë të dalin nga vrasja e dyfishtë në Durrës. Bëhet me dije se një nga vikti...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 08:36
E. D
foto ilustruese
SHQIPËRI- Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar në vendin tonë. Sipas të dhënave, ...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 08:14
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Është zbardhur dinamika e vrasjes në Manzë të Durrësit, ku viktima mbetën Aranit Kurti...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 07:58
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Identiteti i një prej autorëve të vrasjes së dyfishtë në Durrës, ku humbën jet&e...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 07:50
E. D
foto ilustruese
Ditën e mërkurë ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme me reshje shiu, të cilat...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 07:45
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës ku humbën jetën Aranit Kurt...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 07:34
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur në orët e...
Aktualitet
22 Tetor 2025, 07:31
E. D
foto ilustruese
DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mën...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 22:56
M.L
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara i kërkuan të hënën Këshillit të Sigurimit të OKB-së të fillojë ...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 22:36
M.L
Sigfrido Ranucci
ITALI- Gazetari italian Sigfrido Ranucci, ndaj të cilit u organizua një atentat me eksploziv disa ditë më par&eum...