Aktualitet

Krimi i dyfishtë në Durrës/ 33-vjeçari qëlloi për vdekje me armë të riun, por mbeti edhe vetë viktimë! Konflikti nisi me kamerierin e lokalit...

Më pas konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Gjithashtu mësohet se ky i fundit që është përfshirë në konflikt nuk është viktimë dhe as i plagosur nga ngjarja.

22 Tetor 2025, 07:45 Nga E. D
Krimi i dyfishtë në Durrës/ 33-vjeçari qëlloi
foto ilustruese

DURRËS- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Durrës ku humbën jetën Aranit Kurti dhe Flori Paluçi.  Bëhet me dije se njëri prej viktimave së bashku me një tjetër person kanë shkuar në ambientet e një lokali ku i kanë kërkuar kamerierit të lokalit që t’i bëj kafe. Por, ky i fundit u ka thënë se është ekspresi i fikur.

Më pas konflikti ka nisur pasi një person që ishte në lokal ka ndërhyrë në debatin e një prej viktimave dhe kamerierit. Gjithashtu mësohet se ky i fundit që është përfshirë në konflikt nuk është viktimë dhe as i plagosur nga ngjarja.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçari me iniciale D.P, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit D. P., i cili aktualisht është në arrati./Dosja.al

vrasja ne durres

Sondazh

Poll