21 Tetor 2025, 22:21
Nga M.L
Ulian Barjami, foto ilustruese
ELBASAN- Pas arrestimit të avokatit Ulian Barjami, disa kolegë të tij kanë ndërmarrë një nismë për bojkot të përgjithshëm dhe pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore, në shenjë proteste ndaj asaj që e konsiderojnë shkelje të rëndë të ligjit dhe të drejtave të mbrojtjes.
Gazetarja e Anila Hoxha raporton se mesazhi po qarkullon në celularët e avokatëve, dhe në të kërkohet mbledhje urgjente e Dhomës së Avokatisë dhe bojkot i plotë i të gjitha proceseve civile dhe penale në të gjitha nivelet, përveç çështjeve që lidhen me masat e sigurimit.
Kërkesat kryesore të përfshira në këtë dokument janë:
- Anulimi i procedimit penal ndaj Ulian Barjamit, të cilin e konsiderojnë të paligjshëm, nisur nga deklarimet e tij në seancën gjyqësore të datës 17 tetor 2025.
- Kthimi i menjëhershëm i telefonit personal të avokatit Barjami të sekuestruar prej policisë.
-Hetimi dhe ndëshkimi i efektives Zmeralda Mehilli dhe drejtuesve të policisë së Elbasanit për ndalimin e paligjshëm të Barjamit më 18 tetor.
-Hetimi i prokurores Ajkuna Anxhaku, për mosveprim dhe shpërdorim detyre lidhur me rastin.
-Masa disiplinore ndaj prokurorit Gjergji Ceka dhe gjyqtares Megi Strakosha, për qëndrimin e tyre ndaj avokatit gjatë një seance gjyqësore.
Sipas dokumentit, mospjesëmarrja e avokatëve në seanca do të jetë një arsye e ligjshme për shtyrjen e proceseve gjyqësore, ndërsa çdo avokat që nuk e respekton bojkotin do të përballet me masa disiplinore që shkojnë deri në heqjen e licencës për ushtrimin e profesionit. Kërkesa pritet t’i dërgohet institucioneve të drejtësisë, përfshirë KLGJ-në, KLP-në, ILD-në dhe SPAK-un, si dhe të bëhet publike në media.
Më poshtë po ju paraqesim kërkesat, pjesë e dokumentit që po qarkullon në telefonat e avokatëve:
Bllokimin, nëpërmjet bojkotit pa afat, të të gjitha proceseve civile dhe penale, si në hetim dhe në gjykim, në të gjitha shkallët, përfshi edhe proceset në Gjykatën Kushtetuese duke përjashtuar nga efektet e këtij bojkoti pjesmarrjen në çështjet penale me objekt caktimi, ndryshimi, zëvendësimi dhe shuarje e masave të sigurimit, deri në përmbushjen e këtyre kushteve:
-të vendoset menjëherë mosfillimi i procedimit penal të regjistruar në mënyrë të paligjshme nga Prokuroria e Elbasanit, prokurorja Ajkuna Anxhaku, ndaj avokatit Ulian Barjami për deklarimet e tij në seancën e datës 17.10.2025.
– ti kthehet menjëherë telefoni i avokatit Ulian Barjami i sekuestruar në mënyrë të paligjshme nga oficerja e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli, në datën 18.10.2025.
– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për oficeren e policisë gjyqësore Zmeralda Mehilli dhe të gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, për ndalimin e paligjshëm që i kanë bërë avokatit Ulian Barjami në datën 18.10.2025 ora 17.40 në ambientet e kësaj drejtorie.
– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokuroren e gatshme në Prokurorinë e Elbasanit për datën 18.10.2025 Ajkuna Anxhaku, e cila me neglizhencë nuk mori masa për ndalimin e paligjshmerisë së kryer nga opgj-Zmeralda Mehilli, madje në shpërdorim detyre, edhe pasi u njoftua me mesazh telefonik nga avokati mbrojtës Adriatik Kuka ne orët e para të mëngjesit të datës 19.10.2025 për rastin dhe nevojën për ndërhyrjen e saj, nuk mori asnjë masë për të ndaluar paligjshmërinë por e zgjati këtë paligjshmëri deri në orët e pasdites së datës 20.10.2025 pra deri në fund të afatit ligjor maksimal 48 orë nga momenti i ndalimit të paligjshëm.
– të hetohet dhe të merren masa ndëshkuese për prokurorin Gjergji Ceka dhe gjyqtaren Megi Strakosha për shkelje shumë të rëndë të etikës në lidhje me komunikimin e tyre drejtuar avokatit Ulian Barjami, në seancën e datës 17.10.2025 për shqyrtimin e kërkesës për caktimin e disa masave të sigurimit.
2. Ti dërgohet vendimi, për njoftim dhe plotësim të kushteve, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe të gjitha mediave në Republikën e Shqipërisë.
3.Mospjesmarrja e avokatëve në proceset penale si në hetim dhe gjykim në datat e mësipërme, është arsye objektive për shtyrjen e proceseve gjyqësore.
4.Moszbatimi i këtij vendimi nga avokatet përbën shkelje të rëndë disiplinore, si rrjedhojë shërben si bazë për fillim të procedimit disiplinor nga Komiteti i Disiplinës, duke u shoqëruar me vendosjen e masave më të rënda disiplinore, pezullim deri në heqjen e liçensës së ushtrimit të profesionit./ Dosja.al
ulian barjami
Aktualitet
21 Tetor 2025, 22:13
M.L
Foto ilustruese
GJERMANI- Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia gjermane për përfshirje në ...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 22:06
M.L
Foto ilustruese
ITALI- Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga autoritetet italiane në zonën e Borgo Panigale, pas një kontrolli q...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 21:15
M.L
Foto nga emisioni
Zbulimi i trupit të Klevisi Lleshit më datë 8 Dhjetor 2020, duket se i trazoi edhe njëherë autorët të ...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 21:11
M.L
Foto nga emisioni
Aurel Hoxha, porositësi i vrasjes së Klevis Lleshit, po planifikonte të kryente dhe një vrasje brenda burgut, dhe p&e...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 20:19
M.L
Foto nga emisioni
Fatbardha Lleshi, nëna e 23-vjeçarit të vrarë Klevis Lleshi në një intervistë për emisionin &ld...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 20:08
M.L
Foto nga emisioni
Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar për herë të parë ekskluzivisht përgjimet në...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 19:53
M.L
Foto ilustruese
KOSOVA- Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit të Qeverisë së re, Kosovës mund t&rsquo...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 19:48
M.L
Foto nga emisioni
Emisioni “Në Shënjestër” në News24 me autore Klodiana Lalën, solli për herë të par&eu...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 18:41
E.d
Foto ilustruse
POGRADEC- Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Pogradec–Korçë, në zonën e njohur Q...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 18:37
M.L
Një koalicion i gjerë prej 21 organizatash të shoqërisë civile në fushën e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes s...