Aktualitet

Vriten dy persona me armë zjarri pranë një karburanti në Durrës/ Shpallet në kërkim një nga autorët, tjetri mbeti viktimë

Sipas policisë, një 33-vjeçar ka vrarë 23-vjeçarin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Blutë theksojnë gjithashtu se 21-vjeçari është shpallur në kërkim.

22 Tetor 2025, 07:31 Nga E. D
Vriten dy persona me armë zjarri pranë një karburanti në
foto ilustruese

DURRËS- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Manzë të Durrës në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ku dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Mësohet se ngjarja ndodhi pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobëta. Sipas policisë, një 33-vjeçar ka vrarë 23-vjeçarin dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar një 21-vjeçar, duke e lënë të vdekur në vend. Blutë theksojnë gjithashtu se 21-vjeçari është shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 01:45 të datës 22.10.2025, në Manëz, pranë një karburanti, pas një konflikti dyshohet për motive të dobta, kanë mbetur të vrarë me armë zjarri shtetasit A. K., 23 vjeç, dhe F. P., 33 vjeç, të dy banues në Manëz. Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, dyshohet se shtetasi F. P. është vrarë me armë zjarri nga shtetasi D. P., 21 vjeç, banues në Manëz, ndërsa shtetasi A. K. dyshohet se është vrarë nga shtetasi F. P.


Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet intensive për kapjen e shtetasit D. P. Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon punën në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave, identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje dhe administrimin e çdo prove, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rastit./Dosja.al

vrasje ne durres

Sondazh

Poll