Aktualitet

Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e 120 kg kokainë me vlerë 2.6 mln euro, arrestohet shqiptari në Gjermani! Pritet ekstradimi drejt Shqipërisë

I riu akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet trafiku droge në qytetin e Solingenit, ku dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e rreth 120 kilogramëve kokainë, me përfitime që kapin shifrën e 2.6 milionë eurove.

21 Tetor 2025, 22:13 Nga M.L
Dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e 120 kg kokainë
Foto ilustruese

GJERMANI- Një 25-vjeçar shqiptar është dënuar nga drejtësia gjermane për përfshirje në trafikun e kokainës, dhe pas kryerjes së gjysmës së dënimit pritet të ekstradohet në Shqipëri. I riu akuzohet për pjesëmarrje në një rrjet trafiku droge në qytetin e Solingenit, ku dyshohet se ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e rreth 120 kilogramëve kokainë, me përfitime që kapin shifrën e 2.6 milionë eurove.

Fillimisht, ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe u ndalua në kufirin me Kroacinë, ku u mbajt për disa muaj në paraburgim. Në mars të këtij viti u transferua në burgun e Wuppertalit në Gjermani. Në seancën gjyqësore, shqiptari pranoi fajësinë, duke deklaruar se kishte shitur kokainë një shtetasi tjetër shqiptar rezident në Solingen. Ai gjithashtu pranoi se kishte përdorur një llogari të aplikacionit Signal, me emrin ‘Pokémon’, për të komunikuar me pjesëtarë të tjerë të rrjetit.

Sipas marrëveshjes me prokurorinë, shqiptari do të mund të ekstradohet në Shqipëri pasi të përfundojë gjysmën e dënimit. Vendimi përfundimtar pritet të jepet më 31 tetor 2025.

arrestohet shqiptari ne gjermani 120 kilograme kokaine

Sondazh

Poll