Aktualitet

EMRAT/ Vrasja në Durrës, identifikohen viktimat

Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

22 Tetor 2025, 07:34 Nga E. D
EMRAT/ Vrasja në Durrës, identifikohen viktimat
foto ilustruese

DURRËS- Aranit Kurti dhe Flori Paluçi janë dy viktimat e përplasjes me armë të ndodhur në orët e para të mëngjesit në Durrës. Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti dhe një konflikt i çastit dyshohet se përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit dhe me humbjen e jetës së dy personave.

Sipas policisë, 33-vjeçari Flori Paluçi ka vrarë 23-vjeçarin Aranit Kurti dhe më pas ndaj 33-vjeçarit ka qëlluar 21-vjeçari Daniel Pepa, duke e lënë të vdekur në vend. Gjithashtu 21-vjeçari është shpallur në kërkim. Policia e Durrësit ka nisur menjëherë kontrollet intensive për kapjen e autorit Daniel Pepa i cili aktualisht është në arrati.

Ndërkohë, një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës, po punon në vendngjarje për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë./Dosja.al

 

flori paluçi aranit kurti

Sondazh

Poll