21 Tetor 2025, 17:55
Nga M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtore aktoren Egla Ceno për shpifje ndaj gazetarit Saimir Kodra. Vendimi u dha këtë të martë, pas shqyrtimit të deklaratave të saj publike. Çështja nisi pas një deklarate televizive ku Ceno pretendoi se ishte ngacmuar seksualisht nga gazetari gjatë një takimi për arsye pune. Akuza të cilat Saimir Kodra i hodhi poshtë dhe i adresoi në rrugë ligjore.
Gjatë procesit gjyqësor, aktorja u pyet për deklarimet e saj, por sipas gjykatës, versionet e dhëna prej saj ishin kontradiktore dhe të pabazuara. Në përfundim, Gjykata vendosi ta shpallë fajtore për shpifje.
VENDIMI:
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, Dhoma Penale, pasi ka mbyllur shqyrtimin gjyqësor të kërkesës penale me palë: viktimë akuzuese S.K., e akuzuar E.C. ka shqyrtuar dhe vlerësuar të gjitha aktet dhe provat të administruara në kuadër të këtij gjykimi penal, ka dëgjuar palët në pretendimet e tyre përfundimtare, në emër të Republikës,
VENDOSI :
Pushimin e akuzës për kryerjen e veprës penale të “Fyerja”, parashikuar nga neni 119/2 i K.Penal, në ngarkim të të akuzuarës E. C., pasi ndjekja penale për këtë vepër nuk mund të vazhdojë në referencë të nenit 328, pika 1, gërma ‘d’ dhe 387 të K.Pr.Penale.
Deklarimin fajtor të të akuzuarës E. C., për veprën penale të “Shpifja” e parashikuar nga neni 120/2 i K.Penal, në dëm të viktimës akuzuese Saimir Kodra dhe në bazë të neneve 30, paragrafi II dhe 43 të K.Penal, dënimin e saj me dënimin plotësues për publikimin e vendimit gjyqësor.
Publikimi i vendimit gjyqësor do të bëhet nga e akuzuara E. C., me shpenzimet e saj brenda 15 ditëve nga dita që vendimi merr formë të prerë.
Publikimi i vendimit do të bëhet tërësisht dhe do të qendrojë për tri ditë në Gazetën “Panorama”, në versionin print dhe online të saj.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të të akuzuarës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve nga dita e njoftimit të këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.
U shpall sot në Tiranë, me datë 21.10.2025./ Dosja.al
egla ceno gjykata e tiranës saimir kodra
Aktualitet
21 Tetor 2025, 16:18
M.L
Foto ilustruese
SHËNGJIN- Tre të rinj janë arrestuar dhe një i mitur është vënë nën hetim në Lezh&eu...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 15:40
M.L
Foto ilustruese
TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur që dosja e inceneratorit të Fierit të rikthehet për shqyrtim në Apel...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 15:22
E.d
Foto ilustruse
TROPOJË- Një 26-vjeçar i cili kishte dalë në vendin e quajtur “Kamenicë", për të mbledhur g&...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 15:20
M.L
Jetmir Llanaj
TIRANA- Të tjera detaje janë zbuluar mbi ngjarjen e rëndë që ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku nj...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 15:14
M.L
Tom Doshi
TIRANA- Tom Doshi, kreu i Partisë Socialdemokrate, është paraqitur sot për herë të dytë në Prokurori...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 14:40
E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka postuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Përmes një video t&eu...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 14:29
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Gjykata e Lartë ka prishur vendimin ndaj ish-kryetari të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedjan. Bëhet me di...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 14:14
E. D
foto ilustruese
LESKOVIK- Një vatër zjarri ka rënë ditën e sotme në një prej bizneseve në afërsi të Lesk...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 14:00
E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 42-vjeçar në Durrës. 42-vjeçari banues në Kavajë kishte shf...
Aktualitet
21 Tetor 2025, 13:56
I.A
Policia
TIRANË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku një vajzë e mitur ka dëmt...