Aktualitet

Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren në Shqipëri dhe Itali, arrestohet 42-vjeçari në Durrës

42-vjeçari banues në Kavajë kishte shfytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare, për tre vite në Shqipëri dhe në Itali.

21 Tetor 2025, 14:00 Nga E.d
Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren në
Foto ilustruse

DURRËS- Policia ka arrestuar sot një 42-vjeçar në Durrës. 42-vjeçari banues në Kavajë kishte shfytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare, për tre vite në Shqipëri dhe në Itali. Policia ka shoqëruar 30-vjeçaren e abuzuar drejt një qendre sociale.

Ajo është akomoduar dhe po merr ndihmën e nevojshme nga shërbimet sociale. 42-vjeçari është dërguar drejt ambjenteve të komisariatit, ku dhe do të përballet me drejtësinë. Mbi të arrestuarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”.

Njoftimi i policisë

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm, të kallëzimit të një shtetaseje 30 vjeçe, se ishte shfrytëzuar për prostitucion, në Shqipëri dhe në Itali, për rreth 3 vjet, nga shtetasi F. I., 42 vjeç, banues në Kavajë, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme mundësuan kapjen dhe vënien në pranga të 42-vjeçarit.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë, bashkëpunuan me shërbimet sociale, me qëllim akomodimin e 30-vjeçares, në një qendër të përshtatshme për të. Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrësit, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit./Dosja.al

durrës 42-vjeçari prostitucion

Sondazh

Poll