Aktualitet

Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen për rishqyrtim me trupë tjetër gjykuese në Apelin e GJKKO

Me këtë vendim, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së, i cili kishte vendosur ta kthente çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Tani, procesi do të zhvillohet sërish në Apel, por me një trupë tjetër gjykuese nga ajo që kishte marrë vendimin e mëparshëm.

21 Tetor 2025, 15:40 Nga M.L
Inceneratori i Fierit, Gjykata e Lartë kthen çështjen për
Foto ilustruese

TIRANAGjykata e Lartë ka vendosur që dosja e inceneratorit të Fierit të rikthehet për shqyrtim në Apelin e GJKKO-së. Vendimi është marrë sot në Dhomë Këshillimi, ku u pranua pjesërisht rekursi i bërë nga SPAK dhe mbrojtja e të pandehurve. Me këtë vendim, Gjykata e Lartë rrëzon vendimin e mëparshëm të Apelit të GJKKO-së, i cili kishte vendosur ta kthente çështjen për rigjykim në Shkallën e Parë. Tani, procesi do të zhvillohet sërish në Apel, por me një trupë tjetër gjykuese nga ajo që kishte marrë vendimin e mëparshëm.

Bëhet fjalë për çështjen e Alqi Bllakos, i cili u dënua me 2 vite e 8 muaj burg për inceneratorin e Fierit, me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Bllako kërkoi nga Gjykata e Lartë lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm.

NJOFTIMI:

“Prishjen e vendimit nr.55 (87-2024-383) datë 19.12.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim pranë asaj gjykate, me tjetër trup gjykues”, informoi Gjykata e Lartë./ Dosja.al

alqi bllakos gjykata e lartë dosja e inceneratorit të fierit apeli i gjkko

Sondazh

Poll