Aktualitet

EMRAT/ Tentuan t’i 'shpëtojnë' policisë në Lezhë, arrestohen dy të rinj dhe procedohet një i mitur! Në makinë iu gjet kokainë, thikë dhe 60 fishekë

Policia bëri gjithashtu të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Pietro Gegës, 26 vjeç, me precedent penal në fushën e narkotikëve, u sekuestruan 60 fishekë pistolete. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

21 Tetor 2025, 16:18 Nga M.L
EMRAT/ Tentuan t’i 'shpëtojnë' policisë në
Foto ilustruese

SHËNGJIN- Tre të rinj janë arrestuar dhe një i mitur është vënë nën hetim në Lezhë, pasi u kapën duke transportuar lëndë narkotike dhe armë të ftohtë, si dhe tentuan t’i shmangen kontrollit të policisë. Sipas njoftimit të bluve, Marsel Margjoni, Henri Ismaili dhe Pietro Gega u ndaluan nga policia në aksin “Shëngjin-Kune”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Benz”. Pas ndjekjes disa minutëshe, mjeti u ndalua dhe gjatë kontrollit u gjetën sasi të dyshuara kokaine dhe kanabisi, si dhe një thikë.

Policia bëri gjithashtu të ditur se gjatë kontrollit në banesën e Pietro Gegës, 26 vjeç, me precedent penal në fushën e narkotikëve, u sekuestruan 60 fishekë pistolete. Hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 19 vjeç, H. I., 18 vjeç, dhe P. G., 26 vjeç, të tre banues në Shëngjin. U procedua penalisht 17-vjeçari, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi në momentin e ndalimit nga Policia. Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtyre shtetasve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme," njofton policia.

arrestime ne shengjin

Sondazh

Poll