Aktualitet

Tentuan të fusnin 100 kg kanabis në Shqipëri të ndarë në katër valixhe/ Vihen në pranga dy kinezë në Rinas, lënda narkotike me THC të lartë u nis nga Tajlanda

Bëhet me dije se lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

21 Tetor 2025, 08:42 Nga E. D
Tentuan të fusnin 100 kg kanabis në Shqipëri të ndarë
droga

RINAS- Dy persona me origjinë kineze janë vënë në pranga nga Policia Kufitare në Rinas pasi tentuan që të fusnin në Shqipëri 100 kg kanabis, të ndarë në katër valixhe. Bëhet me dije se lënda narkotike ishte nisur nga Tajlanda me tranzit në Emiratet e Bashkuara dhe më pas drejt Shqipërisë.

Pas sinjalizimit, autoritetet e huaja lajmëruan vendin tonë për dy shtetasit kinezë, të cilët u ndaluan dhe arrestuan në Rinas. Më pas rasti është përcjellë te Antidroga e Tiranës për hetime të mëtejshme. Gjithashtu kanabisi ishte me përqindje të lartë THC, duke kapur një vlerë shumë të madhe në treg./Dosja.al

droge rinas

Sondazh

Poll