Aktualitet

Vidhnin para, objekte të ndryshme dhe orendi shtëpiake, arrestohen tre persona në Sarandë

Tre të arrestuarit 23, 24 dhe 19 vjeç, të tre banues në Sarandë kishin kryer vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.

20 Tetor 2025, 16:32 Nga E.d
Vidhnin para, objekte të ndryshme dhe orendi shtëpiake, arrestohen tre
Foto ilustruse

SARANDË- Policia ka arrestuar sot tre persona të cilët kishin kryer vjedhje të ndryshme në qytetin e Sarandës. Tre të arrestuarit 23, 24 dhe 19 vjeç, të tre banues në Sarandë kishin kryer vjedhje në zona të ndryshme të qytetit.

Ata kishin vjedhur sende dhe orendi shtëpiake, disa kabuj elektrikë në një magazine dhe shuma të ndryshme parash. Policia i ka gjetur njërit prej të arrestuarve, një sasi lënde narkotike të dyshuar kanabis. Tre të arrestuarit priten të përballen me drejtësinë, ndërsa policia po heton më shumë mbi rastet.

Njoftimi i policisë:

Falë veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në vijim të punës për zbardhjen e vjedhjeve të ndodhura në këtë qytet dhe në fshatrat përreth, u bë e mundur ndalimi i 3 shtetasve të dyshuar si autorë të disa rasteve vjedhjeje të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, konkretisht: u ndalua shtetasi M. Sh., 23 vjeç, banues në fshatin Çukë, Sarandë, si autor i dyshuar i disa vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë.

Nga hetimet ka rezultuar se më datë 17.10.2025, në fshatin Çukë, ky shtetas ka vjedhur në banesën e një shtetasi disa orendi shtëpiake. Gjithashtu, nga hetimet ka rezultuar se është autor i dyshuar edhe i disa rasteve të tjera vjedhjeje të ndodhura më herët, konkretisht:
më datë 24.03.2025, në fshatin Berdenesh, Sarandë, ka vjedhur disa kabuj elektrikë në një magazinë; më datë 11.06.2025, në fshatin Berdenesh, ka vjedhur disa vegla pune, me vlerë rreth 50 000 lekë; më datë 24.08.2025, në dhomën e një hoteli në Ksamil, dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 50 000 lekësh.

po ashtu, u arrestuan shtetasit A. S., 19 vjeç, dhe M. R., 24 vjeç, banues në Sarandë, pasi janë kapur duke vjedhur pompën e ujit në lokalin e një shtetasi, në lagjen nr. 1, Sarandë. Gjatë kontrollit personal, shtetasit A. S. iu gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar “Cannabis sativa”, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al

saranda vjedhje tre persona

Sondazh

Poll