Aktualitet

I dënuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në Elbasan/ Gjykata e Lartë lë në burg përjetë Xhulian Hoxhën

Ngjarjet për të cilat u shpallën fajtorë të pandehurit kanë ndodhur në 20 dhe 29 korrik të vitit 2020, duke tronditur opinionin publik për shkak të mënyrës së ekzekutimeve dhe lidhjeve të dyshuara me grupe kriminale në Elbasan.

20 Tetor 2025, 16:28 Nga M.L
I dënuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në
Foto ilustruese

TIRANA- Gjykata e Lartë ka vendosur të lërë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke konfirmuar dënimin me burgim të përjetshëm për Xhulian Hoxhën dhe 16 vite heqje lirie për Euglen Halilin, të dënuar për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në qytetin e Elbasanit.

Në vendimin e bërë publik nga Gjykata e Lartë thuhet:

“Lënien në fuqi të vendimit nr.15 (87-2024-98), datë 08.04.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”

Ngjarjet për të cilat u shpallën fajtorë të pandehurit kanë ndodhur në 20 dhe 29 korrik të vitit 2020, duke tronditur opinionin publik për shkak të mënyrës së ekzekutimeve dhe lidhjeve të dyshuara me grupe kriminale në Elbasan./ Dosja.al

euglen halili xhulian hoxha

Sondazh

Poll