Aktualitet

Aksident në aksin Burrel-Klos! Makina kthehet përmbys në mes të rrugës, 2 vajza dërgohen në spital

Mjeti po udhëtonte në drejtim të Burrelit kur, për arsye ende të paqarta, drejtuesi humbi kontrollin, duke shkaktuar daljen nga rruga të automjetit.

20 Tetor 2025, 16:14 Nga M.L
Aksident në aksin Burrel-Klos! Makina kthehet përmbys në mes
Pamje nga vendngjarja

BURREL- Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në aksin nacional Burrel–Klos, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës. Mjeti po udhëtonte në drejtim të Burrelit kur, për arsye ende të paqarta, drejtuesi humbi kontrollin, duke shkaktuar daljen nga rruga të automjetit.

Brenda në automjet ndodheshin dy vajza, të cilat kanë pësuar dëmtime dhe janë transportuar menjëherë në spitalin e Burrelit për ndihmë mjekësore. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tyre është e stabilizuar dhe jashtë rrezikut për jetën./ Dosja.al

aksident ne burrel

Sondazh

Poll