20 Tetor 2025, 15:22
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Aktivisti Gentian Sejrani ka publikuar urdhërin për bllokimin e mjeteve elektrike, ku vihet re se ai ende nuk ekzistonte ligjërisht. Me anë të një postimi në Facebook, Sejrani ka publikuar dokumentet se kur është dhënë urdhëri për bllokimin dhe kur është miratuar në Fletoren Zyrtare.
Sipas dokumentave të publikuara, udhëzimi i Ministres për bllokimin e monopatinave është miratuar në të njëjtën ditë që qytetarëve po u bllokoheshin mjetet dhe është publikuar në Fletoren Zyrtare pas 4 ditësh. Pra, drejtori i Policisë së Shtetit ka nxjerrë urdhër për bllokim plot 4 ditë para se të miratohej udhëzimi dhe 8 ditë para se të publikohe.
Postimi:
Prej ditës së parë kemi thënë se bllokimi i mjeteve elektrike ishte i paligjshëm. Tani kemi edhe faktet: Udhëzimi i Ministres për bllokimin e monopatinave është miratuar më 13.10.2025, pra të njëjtën ditë që qytetarëve po u bllokoheshin mjetet.
Udhëzimi është publikuar në Fletoren Zyrtare më 17.10.2025, pra pas 4 ditësh. Vetë Udhëzimi urdhëron Policinë e Shtetit të marrë masa për zbatimin e tij.
Por ja ironia:
Drejtori i Policisë së Shtetit kishte nxjerrë urdhër për bllokim që më 09.10.2025, plot 4 ditë para se të miratohej udhëzimi dhe 8 ditë para se të publikohej! Pra, policia “zbatoi” një akt që ende nuk ekzistonte ligjërisht./Dosja.al
gentian sejrani
Aktualitet
20 Tetor 2025, 15:09
E.d
Foto ilustruse
ITALI- Hekuran Cumani ishtë një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në shtetin ...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 15:06
I.A
TIRANË- Top Channel ka siguruar audion gjatë mbledhjes së posaçme të gjyqtarëve, e cila është fshehur nga procesverb...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 14:58
I.A
TIRANË- Një raport i prezantuar nga organizata Albanian Women in Audiovisual (AWA) nxori në pah shqetësimin se gjuha e urrejtjes me baz&eu...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 14:39
I.A
Astrit Kalaja
TIRANË- Arma e fshehur aktivizoi alarmin e detektorit të metaleve kur 30-vjeçari Elvis Shkambi hyri në godinën e ...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 14:10
I.A
Lorenc Hysa
ANGLI- Mediumi britanik Daily Mail i ka kushtuar një artikull 32-vjeçarit shqiptar Lorenc Hysa, i cili i ka shpëtuar depo...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 13:57
I.A
DURRËS- Në një nga kalatat e portit të peshkimit në Durrës takojmë Hasan Ebifin, një egjiptian që jeton prej gati...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 12:58
I.A
Mariela, Antonela Berisha dhe Klea Prenga
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka dënuar ditën e sotme me 3 vite burg Marinela Berishën ...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 12:07
I.A
Rajmonda Dashi
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë vendimin ditën e sotme për dosjen ngarkuar ish-drejtoreshë...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 11:41
I.A
LEZHË- Gjykata e Lezhës ka dënuar me 12 vite burg Simon Gjokën, 38 vjeç nga Miloti, i cili fillimisht u arrestua për vjedhje b...
Aktualitet
20 Tetor 2025, 10:54
I.A
Komshia
MALIQ- Fqinja që ka dhënë ndihmën e parë ndaj familjes që u dogj ditën e djeshme në Maliq, ka treguar ...