Aktualitet

Humbi jetën në një konfikt fizik jashtë ambjenteve të klubit/ Kush ishte Hekuran Cumani, 23-vjeçari shqiptar i cili u mbeti i vrarë në Itali ?

Mediat italiane e kanë përshkruar shqiptarin e ndjerë në artikujt e tyre, si një djalë të qetë dhe kishte një zemër të madhe, i cili nuk kërkonte telashe.

20 Tetor 2025, 15:09 Nga E.d
Humbi jetën në një konfikt fizik jashtë ambjenteve të
Foto ilustruse

ITALI- Hekuran Cumani ishtë një i ri 23-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili jetonte prej vitesh në shtetin italian. Ai u plagos me thikë gjatë një konfikti fizik, i cili ndodhi pak pas mesnate në ambjentet e jashtme të një klubi nate. Mediat italiane e kanë përshkruar shqiptarin e ndjerë në artikujt e tyre, si një djalë të qetë dhe me zemër të madhe, i cili nuk kërkonte telashe.

Hekuran Cumani u qëllua për vdekje nga një person me origjinë nga Afrika e Veriut më 18 tetor. Autoritetet italiane e gjetën trupin e tij të shtrirë në asfalt, në rrethana ende të pa qarta. Ai u godit me thikë midis fytit dhe gjoksit, në lartësinë e gjoksit. Incidenti ndodhi në orën 4:30 të mëngjesit në parkingun në Via Luigi Vanvitelli në Perugia.

 Por kush ishte 23-vjecari shqiptar Hekuran Cumani ?
 

Mediat italiane shkruajnë se Hekuran Cumani ishte një shtetas italian me origjinë shqiptare, i cili jetonte në Fabriano të Ankonës. Ai punonte gjatë sezonit turistik në Senigallia, në një restorant familjar. Ndërsa gjatë dimrit ai bënte punë të rastësishme. Hekuarini ishte i apasionuar pas sporteve, veçanërisht palestrës dhe kishte disa tatuazhe .

 “Ai ishte i qetë dhe kishte një zemër të artë; nuk kërkonte telashe . Ishte një njeri vërtet i mirë, që nuk shkaktonte probleme dhe gjithmonë shihte punët e veta. Ai vinte shpesh në Perugia, por asgjë nuk ndodhte sepse nuk ishte nga ata që kërkonin telashe .” tregon kushëriri i tij./Dosja.al

hekuran cumani 23-vjeçari shqiptar itali

Sondazh

Poll