Politike

"Vangjush Dako është arratisur nga vendi"/ Berisha denoncon: Tritolin ia vuri Aldo Avdylaj, i cili u arrestua nga Dumani për llogari të Elvis Doçit

Në një konferencë për mediat, Berisha tha se tritoli në makinen Dakos u vendos nga Aldo Avdylaj.

20 Tetor 2025, 13:24 Nga E.d
"Vangjush Dako është arratisur nga vendi"/ Berisha denoncon:
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar sot nga zyra e selisë blu se Vangjsh Dako është është larguar nga Shqipëria, në drejtim të paditur. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se tritoli në makinën Dakos u vendos nga Aldo Avdylaj.

Sipas Kreut të Partisë demokratike, Avdylaj u arrestua nga Kreu i SPAK, Altin Dumani për llogari të Elvis Doçit. Lideri i opozitës tha se Abdylaj i vendosi tritolin Dakos, në shenjë paralajmërimi. 

"Së fundmi, dua të informoj shqiptarët se Gjushi, sipas shumë të dhënave, është larguar nga vendi, në drejtim të paditur. I bëj thirrje të tregojë vendin ku ndodhet. Dhe historia është kjo. Këtu deklarova unë, ose në parlament, se tani po përdoret policia nga bandat për eliminimin e njëra-tjetrës. Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit? Është kjo kështu? Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar.

Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua. Pra, këto fjalë, sipas qytetarit dixhital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua. Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin. Çfarë ndodh tani? Bandat më të fuqishme po qërojnë rivalët e tyre nëpërmjet institucioneve që kontrollojnë. Kjo ndodhi edhe në Elbasan, kjo po ndodh në vendet e tjera. Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari dixhital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta," tha Berisha./Dosja.al

aldo avdylaj elvis doçi altin dumani

Sondazh

Poll