20 Tetor 2025, 13:27
Nga E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Deputeti i Partisë Demikratike, Genta Strazimiri ka pasur debate me Komisioneren e Shërbimit Civil të Ligjeve, Pranvera Strakosha. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Ligjeve, Strazimiri i ka drejtuar disa pyetje Strakoshës në lidhje me formularët që janë shpërndarë në Administratë, ku sipas tij janë detyruar që të shënojnë emrat e familjarëve për zgjedhjet.
Sipas deputetit opozitar patronazhistët ishin pjesë e administrates dhe sipas rapotit të OHDIR ata ndikonin në votat. Në lidhje me këtë, Starkosha është përgjigjur se nuk është në dieni të këtyre rasteve dhe formularëve që janë shpërndarë. Komisionerja ka thënë se ata nuk vëzhgojnë zgjedhjet, por vetëm monitorojnë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar.
Pjesë nga debati
Gent Strazimiri: Ju rezulton ndonjë rast, qoftë dhe një, që mbase drejtuesi i një institucioni abuzon me ristrukturimin. Nga një herë i quajnë ndryshe. A ju rezulton që megjithëse është martë vendimi të kthehet në punë, vendi i punës ekziston, por emri është riformatuar dhe padashje se di drejtuesi.
Strakosha: Nuk mund ta ndajë nëse ka qenë në ndonjë rast i tillë në 134 raste. S’di të të them tamam.
Strazimiri: Nëse keni pasur një rast të vetëm, do e kishit mbajtur mend. A keni pasur që në mënyrë të përsëritur në Administratë janë shpërndarë formularë, ku ishin të detyruar që të plotësonin familjarë të tyre nga patronazhistë.
Strakosha: Nuk kam dijeni për këto formularë që janë shpërndarë. As me email, apo as dorazi.
Strazimiri: A ka një rast nga këto 16 monitorët që paguani për të dalë dhe për të monitoruar situatën, dhe një prej këtyre punonjësve merr pjesë në takime elektorale. Punonjës i administratës publike që ka marrë pjesë në takimet e opozitës?!
Strakosha: Nëse kanë marrë pjesë, në çfarë takimi, në orar të punës, nuk kemi dijeni. S’kemi asnjë raportim. Se çfarë bëjnë pas pune, atë se dimë, se nuk i njohur për fytyrë.
Strazimri: Patronazhistët ishin pjesë e administratës. Ata ndikonin për votën. Kështu thotë raporti i OHDIR.
Manja: Raporti paraprak
Strazimir: Po po, se shpresoni që mos të jetë te ai përfundimtari. E keni lexuar ju këtë gjë?
Strakosha: Ne nuk vëzhgojmë zgjedhjet, por ne monitorojmë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar. Nga ta di unë, ju më keni njoftuar?
Strazimiri: Komisionerja s’e ka dëgjuar. 70 e ca mijë, punonjës të administratës thonë; na e kanë sjell këtë formular. Por s’mund të thuash që; isha me OSBE-OHDIR, por s’dija gjë./Dosja.al
gent strazimiri pd pranvera strakosha
Politike
20 Tetor 2025, 13:24
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar sot nga zyra e selisë blu se Vangjsh Dako është është larguar n...
Politike
20 Tetor 2025, 13:22
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se aeroporti i Vlorës është një ç&...
Politike
20 Tetor 2025, 13:18
I.A
Spitali i Pogradecit
POGRADEC- Një 40-vjeçar është plagosur ditën e sotme në Pogradec. Kjo për shkak se teksa po ...
Politike
20 Tetor 2025, 13:14
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Opozitës, Sali Berisha ka deklaruar sot nga zyra e selisë blu se ndërtimi i aeroportit të Vlorë...
Politike
20 Tetor 2025, 13:08
E.d
Pranvera Strakosha
TIRANË- Arjon Ndoja, deputet i Partisë Demokratike i ka drejtuar disa pyetje Komisioneres për Mbikëqyrjen e Shë...
Politike
20 Tetor 2025, 13:12
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar sot se inxhinieri supervizues i pistës së aeroportit të...
Politike
20 Tetor 2025, 13:10
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Lideri i Partisë Demokratike ka deklaruar sot se PD-ja do të mbështese kandidatin të cilin ata kanë prop...
Politike
20 Tetor 2025, 12:50
I.A
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë ditën e sotme në aktivitetin për prezantimin e Identitetit Digjital. N&...
Politike
20 Tetor 2025, 12:42
I.A
Fatos Nano
TIRANË- Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se Nano prej ...
Politike
20 Tetor 2025, 11:49
I.A
Saimir Korreshi
TIRANË- Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka dhënë detaje nga mbledhja e Komisionit të Etikës, ku u vendos pë...