Aktualitet

Transportonin kokainë me vlerë 1 mln paund/ Burg për tre persona në Angli, mes tyre dhe një shqiptar (FOTO+ EMRAT)

6 Shkurt 2020, 18:31 Nga DOSJA
Transportonin kokainë me vlerë 1 mln paund/ Burg për tre persona

BRITANI E MADHE– Tre persona janë burgosur në Londër pasi u kapën duke tregtuar kokainë me një vlerë prej 1 milionë paund. Sipas mediave të huaja, mes tyre ishte dhe shqiptari Oltjon Gjura që jetonte në Londër dhe bashkëpunonte me Jimmy Tang dhe Raymond Cooper nga Southend. Ata janë kapur në flagrancë nga Policia më 24 gusht të vitit të kaluar dhe janë dënuar me 14 vite burg. 

Komploti

Më 24 gusht, Tang u takua me Cooper dhe shkëmbeu qesen e tij para se të dy burrat të hipnin në furgon. Pak kohë më vonë, Gjura mbërriti në një makinë tip VË Golf dhe Tang shkëmbeu çantën ngjyrë të gjelbër me shqiptarin. Ajo çantë ishte përdorur për të mbajtur 33 mijë paund në makinën e Gjurës, së bashku me një kilogram kokainë dhe një telefon celular.

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Gjurës në Barnet u zbuluan shtatë pako kokainë një  kilogramëshe, pesë prej të cilave ishin fshehur në një furrë që duhej të çmontohej për të marrë paratë. Ndërsa në banesën e Cooper në Southend, oficerët sekuestruan 3 mijë paund dhe dy telefona celular.

(A.K.Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet jimmy tang oltjon gjura rochford road jimmy tang oltjon gjura rochford road

Sondazh

Poll