Aktualitet

U kap me 100 kg kanabis/ Dëbohet për 10 vite nga Italia 30-vjeçari shqiptar

6 Shkurt 2020, 18:03 Nga DOSJA
U kap me 100 kg kanabis/ Dëbohet për 10 vite nga Italia

ITALI– Një 30-vjeçar nga Shqipëria, i cili u arrestua në Itali në muajin gusht të vitit 2017 është dëbuar nga autoritetet vendase.

Sipas mediave italiane, i riu shqiptar me iniciale D.E  eshtë kapur me 1oo kilogramë kanabis dhe fillimisht është dënuar me 4 vite burg,  ku një pjesë të dënimit e ka vuajtur në burgun e Rovigos.

Mirëpo zyra e emigracionit dhe ajo e mbikëqyrjes kanë vendosur për shqiptarin që pjesën tjetër të dënimit ta kryejë në Shqipëri  duke i vendosur edhe një urdhërdëbimi për 10 vite.

(A.K.Dosja.al)

 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet shqiptari ne itali policia italiane zyra e emigracionit arrestohet shqiptari ne itali policia italiane zyra e emigracionit

Sondazh

Poll