Aktualitet

Ikën drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës në Shkodër, e zëvendëson ish-drejtori i Hipotekës

6 Shkurt 2020, 15:01 Nga DOSJA
Ikën drejtoresha e Agjencisë së Kadastrës në

SHKODËR- Një tjetër ndryshim është bërë në Kadastër. Sipas inforamcioneve mësohet se Artan Lame ka firmosur largimin nga puna të drejtoreshës së Kadastrës në Shkodër, Elsa Tanushi.

Po ashtu është firmosur dhe emri i ri që do drejtojë këtë institucion dhe ai është Ilir Dibra, i cili ka qenë më herët dhe drejtori i Hipotekës.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës prej kohësh ka nisur ndryshime në drejtoritë e saj rajonale, ku janë hasur dhe probleme. Ditët e fundit ka pasur një rifreskim të drejtuesve në Vlorë e Durrës.

Vlora ka qenë një nga qytetet ku kishte probleme të shumta, pasi pak muaj më parë brenda pak ditëve u ndërruan disa drejtorë.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet elsa tanushi ilir dibra kadastra shkodër elsa tanushi ilir dibra kadastra shkodër

Sondazh

Poll