Aktualitet

Lejuan ndërtimin e HEC-eve në dy lumenjtë e zonës, banorët e Matit hedhin në gjyq institucionet shtetërore

6 Shkurt 2020, 16:36 Nga DOSJA
Lejuan ndërtimin e HEC-eve në dy lumenjtë e zonës,

MAT– Qytetarët e Matit kanë hedhur në gjyq disa  instutucione shtetërore, të cilët kanë dhënë lejen për ndërtimin e HEC-eve në lumenjtë Seke dhe Zajs, që rrjedhin në parkun kombëtar Zall-Gjoçaj.

Seanca u zhvillua sot, në orën 15.30 pranë Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë, Tiranë, ndërkohë në mbështetje të banorëve që ishin të pranishëm në këtë seancë, ishte edhe ambientalisti, Sazan Guri. Guri tha ndërtuesit e HEC-eve po tentojnë të lidhin 2 lumenj me njëri-tjetrin përmes kanaleve dhe tubave, veprim i cili sipas tij nuk është parë në asnjë vend të botës.

“Është një nga shkeljet më flagrante që shkelet me këto ndërtime HEC-esh në Mat dhe Mirditë ku dy lumenj thahen për gjithë jetën,, e merr ujin dhe e thanë. Nuk ka dëgjesë publike, këtu janë 3000 firma banorësh që janë shprehur kundër këtyre veprave. Ky është rast ku 6 konventat e botës nuk e thonë kurrë që një lum e merr dhe e fut në një lum tjetër. E devijon me kanal, pastaj me tunel dhe e bashkon me një lum tjetër, ky është gjyq i fituar. Kjo që kërkojnë ata quhet rrjedhje e diellit ndërsa kjo që kërkojnë banorët quhet rrjedhje e Zotit. Mbi 10 mijë banorë ushqehen me këtë uji. Kjo ka pasoja në tharjen e banorëve dhe u thonë ikni nga këtu. Sot këta do të ndjehen pa atë që quhet fazë e jetës. Ky gjyq quhet i fituar që tani”, tha Sazan Guri.

Marrë nga Fax web 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet banorët e matit hedhin në gjyq institucionet ndertimi i hec-eve në mat banorët e matit hedhin në gjyq institucionet ndertimi i hec-eve në mat

Sondazh

Poll