Aktualitet

MEGAOPERACION në Itali/ Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane, pranga 25 personave, trafikonin drogë kudo në Europë (FOTO

6 Shkurt 2020, 15:59 Nga DOSJA
MEGAOPERACION në Itali/ Shkatërrohet banda shqiptaro-kolumbiane,

ITALI– Një grup kriminal shqiparo-kolumbian është goditur ditën e sotme nga forcat e Europolit, ku edhe është kapur një sasi e konsiderueshme droge. 

Megaoperacioni çoi në ekzekutimin e njëkohësishëm të 25 urdhër-arresteve në shtete të tjera të Europës përveç Italisë, si: Belgjikë, Holandë, Francë, Gjermani dhe Spanjë. Vende këto ku edhe shtrihet aktiviteti i grupit.

 

Operacioni ka përfshirë gjithsej 600 forca policie në të gjitha vendet e Europës ku edhe ndodhej grupi shqiptaro-kolumbian. Ndërkohë që ende nuk janë bërë me dije emrat e personave që kanë qënë pjesë e rrjetit të trafikut të drogës apo nëse ishin të gjithë shqiptarë.

Europol ishte prej kohës në gjurmët e grupit pasi kishte nisur hetimet që prej vitit 2017 nga policia e Belgjikës. Gjatë hetimeve ishte zbuluar se një sasi e madhe droge ishte fshehur në kontejnerë në Belgjikë dhe shpërndahej në të gjithë Europën duke përdorur automjete të pajisura me ndarje të sofistikuara për të fshehur lëndën narkotike.

I njëjti grup kriminal besohet gjithashtu se po menaxhonte plantacionet e kanabisit në Spanjë dhe Gjermani, i cili më pas gjithashtu shpërndahej në cepat e Europës për t’u shitur.

Gjatë operacionit u kryen edhe 30 kërkime në banesa për lëndë narkotike dhe armë, ku u gjetën 6 plantacione kanabisi; 60 000 €, telefona celularë, armë dhe municione.

Mësohet gjithashtu se disa nga anëtarët e arrestuar sot kanë një histori të trafikut të drogës në vende të ndryshme të BE.

 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet grupi shqiptaro-kolumbian operacioni ne itali grupi shqiptaro-kolumbian operacioni ne itali

Sondazh

Poll