Aktualitet

Drogë, armë pa leje e 3 celularë! Arrestohen dy persona në aksin Nikël - Fushë Krujë, sekuestrohen 10 kg cannabis

Në pranga kanë rënë shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël, dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

19 Tetor 2025, 11:10 Nga M.L
Drogë, armë pa leje e 3 celularë! Arrestohen dy persona në
Foto ilustruese

NIKËL- Policia ka arrestuar dy persona në kuadër të operacionit të koduar “Aksi”, pas kapjes në flagrancë me drogë dhe armë zjarri gjatë një kontrolli në aksin rrugor Nikël–Fushë-Krujë. Në pranga kanë rënë shtetasit Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël, dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin po udhëtonin, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 10 kilogramë lëndë narkotike kanabis, një armë gjahu pa leje si dhe tre aparate celularë.

NJOFTIMI:

Finalizohet pas një pune të mirëorganizuar, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni policor i koduar “Aksi”.

Sekuestrohen 10 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu pa leje, 1 automjet dhe 3 aparate celulare.

Vihen në pranga 2 shtetas që u kapën në flagrancë, në aksin rrugor “Nikël–Fushë Krujë”, duke transportuar lëndën narkotike me qëllim shitjen.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të siguruara për një rast të transportimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Aksi”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Sh. H., 34 vjeç, banues në Nikël dhe I. T., 43 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, këta dy shtetas janë kapur në flagrancë duke transportuar me automjet tip “Wolswagen”, 2 thasë me lëndë të dyshuar cannabis sativa, me peshë totale 10 kilogramë.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës së 34-vjeçar iu gjet një armë gjahu, pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale bashkë me lëndën narkotike, automjetin dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./ Dosja.al

fushë-krujë nikël

Sondazh

Poll