Aktualitet

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

18 Tetor 2025, 07:21 Nga E. D
Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për
foto ilustruese

TIRANË- Të shtunën, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i vranët, i shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit. Në zonat qendrore, reshjet pritet të jenë me intensitet deri mesatar dhe në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Pas orëve të pasdites, reshjet do të reduktohen gradualisht, duke u përqendruar kryesisht në veri të vendit, ku do të jenë të dobëta. Era do të fryjë nga verilindja në jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, era mund të arrijë shpejtësi deri në 12 m/s. Deti – Valëzimi në detin Adriatik dhe Jon pritet të jetë i ulët, me forcë 1-2 ballë./Dosja.al

moti

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2025, 21:48 E. D

Ajri që vret

Dojna Mema Në këtë qytet, e në këtë jetën tonë të vogël, ka shumë gjëra që i marrim p&eum...