Aktualitet

I verbër dhe pa mbështetje, njihuni me historinë e trishtë të 69-vjeçarit nga Maliqi

Bajrami tregoi se nuk ka kontakte me asnjë nga të afërmit e tij dhe se nuk ka krijuar familje; për këtë arsye sot është i vetëm. Ai rrëfeu se gjatë jetës së tij ka punuar si bari, por prej gjashtë vjetësh nuk punon më dhe tashmë endet rrugëve. Megjithëse bën një jetë prej endacaku, ai tha se e ka një shtëpi, e cila në fakt nuk është aspak në kushte të përshtatshme për të jetuar një i moshuar si ai.

17 Tetor 2025, 22:17 Nga E. D
I verbër dhe pa mbështetje, njihuni me historinë e trishtë
foto ilustruese

MALIQ- “Piranjat” rrëfyen sot historinë e Bajram Ganollit, 69-vjeçarit nga fshati Pojan i Maliqit, i cili prej gjashtë vitesh bën një jetë prej endacaku. Historinë e tij fillimisht e bënë publike dy djem nga po i njëjti fshat, Klevis dhe Migel Shasho, të cilët e kishin rastisur të moshuarin një mbrëmje pranë shtëpisë së tyre.

Bajrami tregoi se nuk ka kontakte me asnjë nga të afërmit e tij dhe se nuk ka krijuar familje; për këtë arsye sot është i vetëm. Ai rrëfeu se gjatë jetës së tij ka punuar si bari, por prej gjashtë vjetësh nuk punon më dhe tashmë endet rrugëve. Megjithëse bën një jetë prej endacaku, ai tha se e ka një shtëpi, e cila në fakt nuk është aspak në kushte të përshtatshme për të jetuar një i moshuar si ai.

Duke parë kushtet e tij, “Piranjat” u nisën drejt Bashkisë Maliq për të kërkuar ndihmën e shërbimit social. Por aty, drejtoresha dhe punonjëset nuk u treguan aspak bashkëpunuese, sepse, sipas tyre, ndihma mund të jepej vetëm pasi të bëhej një kërkesë me shkrim.

Dhe pasi “Piranjat” ua plotësuan kërkesën, morën një përgjigje prej tyre, në të cilën thuhej se Bajram Ganolli është vizituar në banesë dhe se është hapur një proces për sistemimin e tij në një institucion rezidencial./Piranjat.al

maliq bajram ganolli

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2025, 21:48 E. D

Ajri që vret

Dojna Mema Në këtë qytet, e në këtë jetën tonë të vogël, ka shumë gjëra që i marrim p&eum...

Aktualitet 17 Tetor 2025, 21:25

Korrupsioni ka emër!

Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cced...