Aktualitet

Përfshihet nga flakët kati i parë i një hoteli në “Don Bosko”, evakuohen personat që ndodheshin brenda

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

17 Tetor 2025, 21:28 Nga E. D
Përfshihet nga flakët kati i parë i një hoteli në
foto ilustruese

TIRANË- Një hotele në rrugën “Don Bosko”, në Tiranë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga flakët. Bëhet me dije se flakët kanë përfshirë katin e parë të hotelit dhe si pasojë janë evakuar të gjithë personat që ndodheshin brenda hotelit. 

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Njoftimi i Policisë: 

Rreth orës 20:50, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se si pasojë e një defekti elektrik në pjesën e lavanderisë, ka rënë zjarr në katin e parë të një hoteli.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë evakuar personat që ndodheshin brenda hotelit, si dhe shërbimet zjarrfikëse, që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Dosja.al

tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2025, 21:25

Korrupsioni ka emër!

Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cced...