Aktualitet

Ajri që vret – rezultatet alarmante të matjeve të “Piranjave” në Tiranë, ja cilat janë zonat më të kontaminuara

Pajisjet “Radielo”, të teknologjisë së lartë, ishin të pajisura me filtra shumë të ndjeshëm dhe me saktësi të madhe. Ato u vendosën në ambiente të hapura për 8 ditë radhazi, për të monitoruar ndotjen e ajrit në kushte reale.

17 Tetor 2025, 21:46 Nga E. D
Ajri që vret – rezultatet alarmante të matjeve të
foto ilustruese

TIRANË- Dy vite më parë, emisioni investigativ “Piranjat”, në bashkëpunim me aktorin Florjan Binaj dhe laboratorin italian “Neotes”, realizoi një studim të plotë mbi cilësinë e ajrit në Tiranë. Ekspertët italianë erdhën në kryeqytet dhe instaluan aparatura matëse në 20 pika të ndryshme të shpërndara në të gjithë qytetin.

Pajisjet “Radielo”, të teknologjisë së lartë, ishin të pajisura me filtra shumë të ndjeshëm dhe me saktësi të madhe. Ato u vendosën në ambiente të hapura për 8 ditë radhazi, për të monitoruar ndotjen e ajrit në kushte reale.

Rezultatet ishin shumë alarmante: në disa zona të Tiranës u zbuluan nivele të larta të dioksidit të azotit (NO₂) dhe benzenit, një substancë kancerogjene e njohur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. Niveli mesatar i këtyre ndotësve tejkalonte ndjeshëm kufijtë e lejuar të Bashkimit Evropian.

Zonat më të ndotura rezultuan Brryli dhe Rruga “Gjergj Legisi”, ku përqendrimet e substancave toksike ishin shumë mbi standardet e BE-së. Sipas ekspertëve italianë, burimet kryesore të ndotjes ishin trafiku i rënduar urban dhe aktivitetet e shumta ndërtimore në qytet./Piranjat.al

tirane

Sondazh

Poll

Aktualitet 17 Tetor 2025, 21:25

Korrupsioni ka emër!

Besmir Bitraku Kur lexoni në lajme që jemi një nga vendet më të korruptuara në Europë e në botë… &Cced...