Aktualitet

U arrestua gjatë operacionit “Ura”/ Sekuestrohet vila dhe mbi 100,000 euro cash të 47-vjeçarit italian, ndërmjetës mes klanit shqiptar- palermitan (EMRI)

Massimiliano Fiore-s është aktualisht në burg pas arrestimit të tij nga operacion i zhvilluar më 21 maj, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas hetimit, pasuritë e Fiore-s lidheshin me tregtinë e drogës, veçanërisht kokainës dhe heroinës, me origjinë nga Shqipëria dhe që drejtoheshin për në Puglia.

17 Tetor 2025, 19:41 Nga E. D
U arrestua gjatë operacionit “Ura”/ Sekuestrohet vila
foto ilustruese

ITALI- Drejtoria Hetimore Antimafia i kanë sekuestruar disa pasuri një 47-vjeçari italian të lidhur me kartelet shqipfolëse të trafikut të dogës mes aksit Itali-Shqipëri. Bëhet me dije se pasuria e sekuestruar e 47-vjeçarit të dënuar nga drejtësia në kuadër të operacionit të koduar “Ura” është një vilë në Torre a Mare dhe mbi 100,000 euro cash.

Massimiliano Fiore-s është aktualisht në burg pas arrestimit të tij nga operacion i zhvilluar më 21 maj, në lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës. Sipas hetimit, pasuritë e Fiore-s lidheshin me tregtinë e drogës, veçanërisht kokainës dhe heroinës, me origjinë nga Shqipëria dhe që drejtoheshin për në Puglia. Bazuar në gjetjet e hetuesve, Fiore-s ishte lidhja midis klanit Palermiti nga lagjja Japigia dhe grupeve shqiptare që shisnin lëndët narkotike të importuara në Itali.

Sipas prokurorisë, Fiore-s siguroi gjithashtu “mbrojtjen” e palermitanëve për ta, duke i lejuar ata të shisnin drogë në komunat e provincës nën ndikimin e klanit. Operacioni i koduar “Ura”, çoi në ekzekutimin e masave paraprake në Itali, Belgjikë dhe Shqipëri kundër 52 personave, të akuzuar jo vetëm për trafik ndërkombëtar droge, por edhe për pastrim parash dhe shpërdorim detyre.

Sekuestrimi, i kërkuar nga Drejtoria e Antimafias së Qarkut, është pjesë e një përpjekjeje të gjerë hetimore të kryer nga Drejtoria e Antimafias së Barit dhe autoritetet e Tiranës, që synon luftimin e trafikut të drogës nga organizatat kriminale shqiptare.  Majin e kaluar, si pjesë e të njëjtit operacion, u sekuestruan asete me vlerë disa milionë euro, të shpërndara midis Italisë dhe Shqipërisë./Dosja.al

massimiliano fiore-s itali

Sondazh

Poll