Politike

"Të gjithë jemi UÇK..."/ Protesta për krerët e UÇK-së në Tiranë, Ali Ahmeti: Së shpejti edhe në Shkup

Gjithashtu ai ka deklaruar se diskutimet janë në vazhdim me veteranët e UÇK-së dhe shoqatat e tyre në Kosovë, duke sugjeruar se një aktivitet i ngjashëm mund të organizohet edhe në Shkup, duke e konsideruar këtë vetëm çështje kohe. Ahmeti shtoi se protesta ka për qëllim të ngrejë zërin kundër asaj që e konsiderojnë padrejtësi të madhe ndaj UÇK-së.

16 Tetor 2025, 20:52 Nga E. D
"Të gjithë jemi UÇK..."/ Protesta për
Ali Ahmeti

SHKUP- Kryetar i BDI-së në Maqedoni e Veriut, Ali Ahmeti ka reaguar për protestën që do të mbahet ditën e nesërme në Tiranë, ku do të kërkohet drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po gjykohen nga Gjykata Speciale. Ahmeti është shprehur se protesta në fjalë është për të ngritur zërin kundër një padrejtësie të madhe që i bëhet UÇK-së.

Gjithashtu ai ka deklaruar se diskutimet janë në vazhdim me veteranët e UÇK-së dhe shoqatat e tyre në Kosovë, duke sugjeruar se një aktivitet i ngjashëm mund të organizohet edhe në Shkup, duke e konsideruar këtë vetëm çështje kohe. Ahmeti shtoi se protesta ka për qëllim të ngrejë zërin kundër asaj që e konsiderojnë padrejtësi të madhe ndaj UÇK-së.

"Është duke u biseduar me veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, me siguri që janël në kontakt me shoqatat e veteranëve të luftës në Kosovë. Është çështje kohe se kur do të organizohet. Ne kemi spostuar edhe fushatën për shkak të protestës. Të gjithë jemi UÇK, dhe nuk është protestë që na bashkon ndonjë grupacion, por protestë që na bashkon Ushtria Çlirimtare e Kosovës, për ta ngrit zërin të gjithë kundër kësaj padrejtësie të madhe që i bëhet Ushtrisë sonë.

Dhe të gjitha aktivitetet për nesër janë të ngrira, me qëllimin që kjo protestë ka dimension kombëtar, me porosi dhe mesazhe për tribunalin se UÇK nuk është ndërmarrje kriminale, por organizatë çlirimtare. Gjyqi ndërroi akuzë, për raste të paqena të trilluara nga dëshmitarë intersxhi dhe shpifës, dhe kjo na irritoi pa masë, sepse prokurorët devijuan lëndën, nga shtëpia e verdhë në landë të sajuara nga njerëz qëllim të këqinj por edhe të motivuar nga shërbimet sekrete të Serbisë’’, ka deklaruar Ahmeti./Dosja.al

ali ahmeti bdi

Sondazh

Poll