Aktualitet

Goditi 14 herë me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Greqi

Gjykata e ka përshkruar vrasjen e 40- vjeçares nga Danaj, si një akt dhune dhe mizorie të veçantë.

16 Tetor 2025, 16:58 Nga E.d
Goditi 14 herë me thikë bashkëshorten, dënohet me burgim
Foto ilustruse

GREQI- Eduard Danaj është dënuar nga drejtësia greke me brugim të përjetshëm, pasi para një viti vrau me thikë bashkëshorten e tij. 52-vjeçari është dënuar gjithashtu edhe me 5 mijë euro gjobë, për asyen se mbante armë pa leje. Gjykata e ka përshkruar vrasjen e 40- vjeçares nga Danaj, si një akt dhune dhe mizorie të veçantë.

Protothema raporton se Danaj e kishte plagosur viktimën me thikë në stomak, duke i sjellë kështu vdekjen e menjëhershme. Gjykatësi ka thënë se autori i krimit shqiptari, Eduart Danaj nuk mbante mend as ditëlindjet e fëmijëve të tij dhe ishte një njeri i dhunshëm. Pas arrestmit të tij menjëherë pas kryerjes së krimit, ai nuk kishte shfaqur asnjë shenjë pendese.

 “Ja bëra mirë asaj”, është shprehur Danaj.

Sipas asaj çfarë raportojnë mediat greke, më 16.5.2024, Danaj mbërriti në shtëpinë e viktimës rreth orës 6 të mëngjesit të asaj dite dhe debatoi me të. Pas kësaj ai e plagosi 14 herë me thikë bashkëshorten e tij. Dyshohet se shkak i vrasjes ishte xhelozia e tij, ndaj bashkëshortes./Dosja.al

eduard danaj vrasje greqi

Sondazh

Poll