Aktualitet

Firmosi me urdhër të Xhaçkës për bazën e Limionit/ BKH kontrolle edhe në shtëpinë e ish-gjeneralit dhe ish-deputetit të PS Kollçaku

Kollçaku më parë ka shërbyer si gjeneral Brigade në Ushtrinë Shqiptare dhe është një nga ushtarakët që firmosi nxjerjen nga plani i përhapjes së Ushtrisë  të bazës detare të Limionit.

16 Tetor 2025, 15:36 Nga E. D
Firmosi me urdhër të Xhaçkës për bazën e
foto ilustruese

TIRANË- Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK kanë kryer kontrolle sot në shtëpinë e ish-deputetit të PS dhe ish-gjeneralit Bardhyl Kollçakut. Kollçaku ka firmosur nxjerrjen nga plani i përhapjes së Ushtrisë të bazës detare të Limionit. Ai ka shërbyer më parë si gjeneral Brigade në Ushtrinë Shqiptare.

SPAK ka hapur prej tre vitesh një dosje penale, e cila ka hetimit Gjeneralët kryesorë të Ushtrisë dhe ish-ministria e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. Kjo erdhi pasi Bardhyl Kollçaku u shfaq në një video pesë orëshe me gjeneralë të tjerë. Përmes kësaj video u zbulua se Kollçaku së bashku me gjeneralët e tjerë po diskutonin për shkarkimin e admiralit të Flotës Luftarake Detare. Ato u shfaqën duke biseduar edhe për lëshimin e bazës së Limionit Sarandë, tek kompania private që fitoi statuesin e investitorit strategjik.

Në kuadër të kësaj dhe pas gati një muaji që është dorëzuar materiali filmik prej pesë orë diskutim e mbledhje, SAPK dhe ka  zhvilluar kontrolle në banesat e tyre. Kontrollet janë bërë konkretisht në banesat e dy biznesmenëve dhe në banesën e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë Bardhyl Kollçaku./Dosja.al

gjeneral brigade bardhyl kollçakut spak

Sondazh

Poll