Aktualitet

"Do e vras si gjyqtarin Klaja"/ Drejtori u kërcënua me jetë, reagon IMT: Dënojmë çdo akt kërcënimi apo presioni

Me anë të një deklarate, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu në deklaratë theksohet se IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve. 

15 Tetor 2025, 21:50 Nga E. D
"Do e vras si gjyqtarin Klaja"/ Drejtori u kërcënua me
foto ilustruese

TIRANË- IMT ka reaguar pasi 61-vjeçari Leonard Nikolli kërcënoi Drejtori e IMT Klajdi Meçin. Me anë të një deklarate, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës. Gjithashtu në deklaratë theksohet se IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve. 

“Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dënon çdo akt kërcënimi apo presioni ndaj punonjësve gjatë ushtrimit të detyrës. Në lidhje me ngjarjen e sotme, ku u kërcënua z. Klajdi Meçi, sqarojmë se IMT vepron në zbatim të ligjit dhe të vendimeve ligjore në fuqi. IMT do të vijojë me profesionalizëm dhe integritet në mbrojtje të interesit publik dhe të qytetarëve, pa u ndalur përballë zaptimit të hapësirave publike, deri në lirimin e çdo hapësire që u përket qytetarëve”, thuhet në reagim.

Pas kërcënimit efektivët e komisariatit nr.3 në Tiranë kanë shoqëruar 61- vjeçarin Leonard Nikolli, pasi mesditën e sotme ka shkuar në zyrat e IMT Tiranë, duke kërcënuar me jetë drejtuesin e institucionit, Klajdi Meçi. Ky i fundit ka bërë edhe kallëzimin në polici duke pretenduar se Nikolli e ka kërcënuar se do ta vriste dhe se kishte armë.

“Ku është Klajdi. Ja tregoj unë atij do e vras si gjyqtarin Klaja” kanë thënë Leonard Nikollës./Dosja.al

imt

Sondazh

Poll