15 Tetor 2025, 16:11
Nga E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar pas kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike për shkarkimin e tij nga posti i Kreut të Shtetit. Me anë të një deklarate, Presidenca thekson se Presidenti nuk komenton nisma politike të asnjë pale, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes së neutralitetit që kërkon funksioni i lartë kushtetues.
Në deklaratë thuhet gjithashtu se Begaj ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik. Më tej në thuhet se procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se pretendimet e bëra publike nga PD nuk janë të vërteta dhe se Presidenti pret që Parlamenti t’i hetojë me transparencë dhe profesionalizëm të plotë. Sipas Presidencës kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut.
Deklarata e plotë e Presidencës:
Publiku është njohur sot me një nismë të Partisë Demokratike për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës nuk komenton nismat politike të asnjerës palë, sepse një gjë e tillë nuk përputhet me neutralitetin e funksionit të lartë kushtetuese. Ai ka zgjedhur të ushtrojë mandatin presidencial, i pa ndikuar në asnjë rrethanë nga sulmet për interesa politike, apo nga fabrikimi i të pavërtetave për konsum publik.
Presidenti i Republikës respekton të gjitha institucionet e tjera kushtetuese, edhe kur ato marrin pozicione të kundërta me pozicionet që mban Presidenti i Republikës në ushtrim të detyrës së tij kushtetuese. Procedura për shkarkimin e Presidentit të Republikës nga detyra është instrument kushtetues i Parlamentit. Parlamenti është i lirë dhe sovran ta ushtrojë sa herë që e gjykon të përligjur.
Presidenti i Republikës ndjehet i obliguar t’i përgjigjet parlamentit me gjithë seriozitetin dhe ndershmërinë që imponon kjo procedurë. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka promovuar sot nismën e tij duke publikuar pretendime rreth fakteve që nuk janë të vërteta. Presidenti i Republikës pret që Parlamenti të hetojë rreth tyre me profesionalizëm dhe transparencë të plotë. Kjo nuk duhet bërë si obligim ndaj postit të lartë të Kreut të Shtetit por si detyrim ndaj të vërtetës dhe interesit të publikut./Dosja.al
tirane bajram begaj
Politike
15 Tetor 2025, 16:07
E. D
Bajram Begaj
TIRANË- Presidenti Bajram Begaj, ka depozituar një shkresë në Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shpalljen e mos...
Politike
15 Tetor 2025, 15:58
E. D
Vjosa Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se është në duart e partive politike që të formojnë Q...
Politike
15 Tetor 2025, 14:53
E. D
Ilir Beqaj
TIRANË- Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është paraqitur sot në GJKKO për seancën e radh&eum...
Politike
15 Tetor 2025, 14:24
I.A
Gazment Bardhi
TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se PD-ja s'ka asnjë dakord...
Politike
15 Tetor 2025, 14:12
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Kreun e SPAK-ut , Altin Dumanin e kanë vënë në atë post Kryeminist...
Politike
15 Tetor 2025, 14:07
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kreun e SPAK Altin Dumanin se ai është "armik i egër i pluralizmit politik...
Politike
15 Tetor 2025, 14:04
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kryedemokrati Sali Berisha ka komentuar raportimin në komisionet parlamentare të Prokurorit të Pë...
Politike
15 Tetor 2025, 13:48
I.A
Bajram Begaj
TIRANË- Partia Demokratike ka depozituar ditën e sotme kërkesën për shkarkimin e Bajram Begajt si President të v...
Politike
15 Tetor 2025, 13:44
E.d
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka thënë se qeverisja e Kosovës është tre herë m&eu...
Politike
15 Tetor 2025, 13:37
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Marrëveshjen e Paqes në Gaza nuk e ka mbështetur vetëm Irani, K...