Politike

"Presim raportin e OSBE/ODHIR-it për 11 majin"/ Bardhi: PD asnjë dakordësi për reformën zgjedhore

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi është shprehur se do të presin raportin e OSBE/ODHIR-it për 11 majin, i cili del pas disa ditësh. 

15 Tetor 2025, 14:24 Nga I.A
"Presim raportin e OSBE/ODHIR-it për 11 majin"/ Bardhi: PD
Gazment Bardhi

TIRANË- Kryetari i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka deklaruar se PD-ja s'ka asnjë dakordësi për reformën zgjedhore. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Bardhi është shprehur se do të presin raportin e OSBE/ODHIR-it për 11 majin, i cili del pas disa ditësh. 

"Dua të sqaroj që nuk ka pasur asnjë dakordësi nga grupi parlamentar i PD mbi dy projektvendimet të propozuar nga grupi parlamentar i PS. Për ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore dhe administrative territoriale.
Në vijim të qëndrimit që grupit parlamentar të PD ka miratuar në mbledhjen e datës 8 tetor kemi paraqitur tre shqetësime kërkesa në raport me dy projektet vendimet. E para të barazisë reale të opozitës dhe pozitës dhe konsesusit në këto vendimmarrje. Së dyti ftesën dhe angazhimin respektivisht të ekspertëve të OSBE/ODHIR në të dyja komisionin e Venecias. Dhe së treti që për fillimin e punës për reformën zgjedhore duhet të pritet edhe raporti i fundit i OSBE/ ODHIR që pritet të bëhet publike për pak ditë,” tha Bardhi./Dosja.al

gazment bardhi

Sondazh

Poll