Politike

Berisha: Altin Dumanin e zgjodhi Edi Rama me Yuri Kim, që doli se ishte Tigri i tretë i korrupsionit

Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha shtoi se Yuri Kim që bënte moral për korrupsion, ishte Tigri i tretë.

15 Tetor 2025, 14:12 Nga M.L
Berisha: Altin Dumanin e zgjodhi Edi Rama me Yuri Kim, që doli se ishte
Sali Berisha

TIRANA- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi sot se Kreun e SPAK-ut , Altin Dumanin e kanë vënë në atë post Kryeministri Edi Rama me ish-ambasadoren amerikane Yuri Kim. Gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Berisha shtoi se Yuri Kim që bënte moral për korrupsion, ishte Tigri i tretë.

"Skandali McGonigal ka tronditur botën. E para njëherë, kryeministri i një vendi anëtar të NATO-s rekruton, se po e korruptove, e ke rekrutuar. Iku ajo punë. Pra, korrupton shefin më të rëndësishëm të vendit kryesor udhëheqës të NATO-s. E dyta, i çon nga zyra e tij 225 mjë euro. E treta, zoti Bardhi ka dorëzuar dosjen. Asgjë. Hetim paraparak tre vite me radhë. Po pse tre vite bën dosja për të ardhur nga Gjykata e Uashingtonit në Shqipëri? kujt ia thotë ai.

Dhe padisë së dytë që i bëri Adriana Kalaja, shtesë padie, nuk i përgjigjet. Pra, çfarë mund të bëjë ky njeri me ligjin dhe institucionin e akuzës më shumë se kaq. Rrinte aty dhe Ulsiu, të paktën me tre dosje, se përveç kësaj, Ulsiu është i regjistruar. Tjetri nga Londra i thotë, më duhet një çantë Louis Vuitton, pasi i ka marrë 500 mijë euro. Ka të tjerë që i ka nxjerrë në pritë dhe është vrarë tjetri nga prita. Po, më shumë se unë nuk i ka demaskuar kush me emra.

Por absolutisht nuk jam për vrasje. E kemi hequr dënimin me vdekje ne. Kurse këta kanë taktikën të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky nuk i heton në bazën e kësaj taktike. Ja ta pyes unë këtu para jush, kush e nxori në pritë Bardhon Pllanën? Sali Berisha e ka denoncuar atë më shumë se kushdo tjetër, por nuk mund të jetë ligji dhe drejtësia që të hanë kokat e njëri-tjetrit. Dhe ky hiqet aty...

Sigurisht për të fituar zgjedhjet partia e tij, do arrestonte liderët e partive kryesore. Kush i bëri këto? Ky i bëri.
T’i pyesë ata... Si u zgjodh ky? Kush e zgjodhi këtë? Edi Rama me Yuri Kim që bënte moral për korrupsion ajo dhe doli se ishte Tigri i tretë. Këta nuk kanë vetëdije. Këta janë qenie të transformuara. Nuk janë qenie njerëzore," tha Berisha. / Dosja.al

sali berisha

Sondazh

Poll