Aktualitet

"Morën përsipër misionin e rrezikshëm nënujor"/ BILD: Si dy shqiptarë do merrnin 184 kg kοkainë duke u zhytur poshtë anijes

Tabloidi gjerman shkruan se duke përdorur pajisje zhytjeje, ata kishin ndërmend të hiqnin vidat për të gjetur kokainën në një zgavërm por për shkak të një alarmi të papritur në anije, zhytësit e ndërpresin operacionin e tyre dhe notuan përsëri në breg, ku policia po i priste. 

14 Tetor 2025, 22:02 Nga E. D
"Morën përsipër misionin e rrezikshëm
foto ilustruese

GJERMANI- Tabloidi gjerman BILD shkruan dy shqiptarë do merrnin 184 kg kοkainë duke u zhytur poshtë anijes dhe ky kartel drοge kishte punësuar një ekip ndërkombëtar specialistësh. Sipas Bild misioni i tyre ishte i qartë, 3 prej tyre ishte të rikuperonin 6 pakot me drogë.

Tabloidi gjerman shkruan se duke përdorur pajisje zhytjeje, ata kishin ndërmend të hiqnin vidat për të gjetur kokainën në një zgavërm por për shkak të një alarmi të papritur në anije, zhytësit e ndërpresin operacionin e tyre dhe notuan përsëri në breg, ku policia po i priste.

 Më pas Hetuesit nga Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit dhe Doganave arrestuan zhytësit dhe bashkëpunëtorët e tyre që prisnin në tokë

Artikulli i BILD

Një kartel drοge kishte punësuar një ekip ndërkombëtar specialistësh për të rikuperuar nën ujë një sasi prej 184 kilogramësh kokainë. Zhytësit profesionistë duhej të rikuperonin lëndën narkοtike nga trupi i një anijeje mallrash. Megjithatë, ekspertët u tradhtuan dhe u arrestuan dukë bërë që gjykata t’i lërë në paraburgim.

Që nga e hëna, 6 persona janë paraqitur para Gjykatës Rajonale të Oldenburgut me akuza që përfshijnë trafik droge të lidhur me bandat dhe importim të paligjshëm. Aktakuza duket sikur është nxjerrë nga film thriller me spiunazh. Sipas akuzave, të pandehurit, 2 prej të cilëvë ishin rumunë, 2 shqiptarë (38 dhe 41 vjeç) dhe dy kolumbianë u takuan në shkurt për bisedime të fshehta në Spanjë dhe Portugali.

Zhytësit përdorin pajisje ushtarake

Misioni i tyre ishte i qartë. 3 prej tyre ishte të rikuperonin 6 pakot me drogë (vlera në tregun e zi arrinte deri në 18 milionë euro) nga hambari i anijes braziliane të mallrave “Tiger South”, e cila duhej të mbërrinte në portin e Brake ( Saksonia e Poshtme ) në fillim të marsit.

Për misionin e rrezikshëm nënujor në lumin Weser të Poshtëm, ata kishin siguruar kostume, skuterë zhytjeje, pajisje për thithjen e ajrit (që mundësojnë zhytje pa flluska) dhe ndriçim. “Pajisje shumë profesionale, të tilla si ato përdoren vetëm nga ushtria dhe policia”, – tha prokurori. 3 të tjerë do të merreshin me logjistikën, duke organizuar edhe makina me qira.

Natën e 3 marsit, kishte ardhur Momenti. Sipas aktakuzës, dy kolumbianët dhe një shqiptar u zhytën drejt anijes së mallrave “Tiger South”. Duke përdorur pajisje zhytjeje, ata kishin ndërmend të hiqnin vidat për të gjetur kokainën në një zgavër.

Ndërpritet operacioni

Për shkak të një alarmi të papritur në anije, zhytësit e ndërpresin operacionin e tyre dhe notuan përsëri në breg. Por policia tashmë po i priste atje. Hetuesit nga Grupi i Përbashkët i Hetimit të Drogave i Zyrës së Policisë Kriminale të Shtetit dhe Doganave arrestuan zhytësit dhe bashkëpunëtorët e tyre që prisnin në tokë. Hetuesit gjermanë kishin marrë më parë një informacion nga kolegët jashtë shtetit dhe e kishin mbajtur nën vëzhgim grupin./Dosja.al

droge shqiptare

Sondazh

Poll