14 Tetor 2025, 20:57
Nga E.d
Foto ilustruse
DURRËS- Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë përmes një njoftimi ka bërë të ditur, se cilat do të jenë akset që do të bllokohen, pasi kanë rifilluar punimet në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit. Në njoftimin e saj thuhet se nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit dhe Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve do të jetë 1–2 ditë për çdo segment. Ndaj të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, duhet të kalojnë në rrugën Vorë – Maminas - Katër rrugët e Shijakut - Durrës. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit - Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje.
Njoftimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë:
Nisur nga situata e trafikut në autostradën Tiranë - Durrës, e krijuar si rrjedhim i ndërhyrjes për riparimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit, Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim të plotë më Policinë e Shtetit kanë hartuar një Plan të ri të Menaxhimit të Trafikut. Duke filluar që sot, datë 14 tetor, nga ora 23:00-06:00 do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente:
• Vorë-Maminas,
• Maminas-Sukth,
• Sukth-Fllakë,
• Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit,
• Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit.
Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.
Të gjithë përdoruesit e kësaj rruge, në oraret e mësipërme duhet të kalojnë në rrugën alternative: Vorë – Maminas - Katër rrugët e Shijakut - Durrës. Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit - Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje. Ndërhyrja në këtë aks rrugor është e domosdoshme për rehabilitimin e tij, ndaj ARRSH kërkon edhe një herë mirëkuptimin e përdoruesve të rrugës dhe i fton të zgjedhin rrugët alternative për të lehtësuar këtë proces rehabilitimi!/Dosja.al
vorë-ura e dajlanit ministria 23:00-06:00
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:57
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi në...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:54
E. D
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani duke folur në Komisionin e Ligjeve u shpreh se nuk është dakord me mënyrën si u arrestua ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:50
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka trajtuar këtë të martë dhe disa ngjarje t&eum...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:34
E. D
Bankers
TIRANË- Gazetari Xhevahir Zhabina ka dhënë detaje të reja lidhur lidhur me dosjen "Bankers Petrolium". Duke folur në ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:31
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Një zjarr ka rënë në afërsi të Akërnisë, në pyllin e Hidrovorit, i ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:20
E.d
Foto ilustruse
LEZHË- Dy bombula gazi kanë shpërthyer në magazinën e një lokali në Ishull Lezhë. Raportohet se zjar...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:21
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Emisioni “Në Shënjestër” ka sjellë dëshmi të pazbuluara më herët nga dosj...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:15
E. D
ARRSH
TIRANË- Autoriteti Rrugor Shqiptar në koordinim me Policinë e Shtetit ka vendosur të ndryshojë planin e menaxhimit të ...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:12
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Vrasja e gjyqtarit të Apelit Astrit Kalaja, ngjarje e cila ka tronditur mbarë opinionin shoqëror, ishin tema e...
Aktualitet
14 Tetor 2025, 20:10
E. D
Altin Dumani
TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se Tigri 1 dhe Tigri 3 në rasat se evidentojmë prova do ushtrojmë ndjekje penale...