Aktualitet

"Nuk e di si mundë të bësh një pyetje të tillë"/ Dumani- Blushit: Pa pikë përgjegjësie keni mbushur opinionin publik sikur kam takuar McGonigal-in

Dumani tha se ka mësuar për figurën e McGonigal për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.

14 Tetor 2025, 20:57 Nga E. D
"Nuk e di si mundë të bësh një pyetje të
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani është pyetur në Komisionin e Ligjeve nga deputeti i PL-së, Tedi Blushi nëse ishte takuar me Charles McGonigal, ish-agjentin e FBI-së. Në përgjigje, Dumani tha se ka mësuar për figurën e McGonigal për herë të parë në vitin 2023, atëherë kur u publikuan të dhëna mbi një aferë të mundshme të tij.

“Ishte e bukur kjo, a jam takuar me Charles McGonigal. Se si mund të bësh një pyetje të tillë, nuk e di. Që të bësh një pyetje të tillë duhet një indicie, një e dhënë. Ku është një indicie, një e dhënë?! Ore unë jam Altin Dumani, përfaqësoj prokurorinë e posacme. Opinionin publik e mbushët, ka takuar McGonigal, pa asnjë përgjegjësi, pa pikë përgjegjësie! Edhe emrin dhe figurën për herë të parë në janar 2023 u publikuan të dhëna apo fakte për një aferë të mundshme të McGonigal”, u shpreh Dumani./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll