Aktualitet

Merr flakë një lokal në Ishull-Lezhë, shpërthejnë dy bombula gazi, nuk ka të lënduar

Si pasojë e zjarrit janë djegur disa paisje shtëpiake dhe janë shkaktuar dëme materiale.

14 Tetor 2025, 20:20 Nga E.d
Merr flakë një lokal në Ishull-Lezhë, shpërthejnë
Foto ilustruse

LEZHË- Dy bombula gazi kanë shpërthyer në magazinën e një lokali në Ishull Lezhë. Raportohet se zjarri ka shpërthyer në pjesën e pasme të lokalit, e cila shërbente si depo. Si pasojë e zjarrit janë djegur disa paisje shtëpiake dhe janë shkaktuar dëme materiale.

Menjëherë pas njoftimin, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë shuar flakët. Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkohë që flakët nuk janë përhapur në zona të tjera përreth./Dosja.al

zjarr magazinë lokal

Sondazh

Poll