Aktualitet

Dumani në Komisionin e Ligjeve: “Tigri 1” dhe “Tigri 3” nëse ka prova do të ushtrojmë ndjekje penale

Lidhur me platformat Sky dhe Encro, Dumani thotë se ka bashkëpunim me partnerët në mënyrë të vijueshme dhe veprohet përmes informacioneve të ardhura nga letër porositë.

14 Tetor 2025, 20:10 Nga E. D
Dumani në Komisionin e Ligjeve: “Tigri 1” dhe “Tigri
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani theksoi se Tigri 1 dhe Tigri 3 në rasat se evidentojmë prova do ushtrojmë ndjekje penale në çdo rast. Lidhur me platformat Sky dhe Encro, Dumani thotë se ka bashkëpunim me partnerët në mënyrë të vijueshme dhe veprohet përmes informacioneve të ardhura nga letër porositë.

“Tigri 1 dhe Tigri 3 në rasat se evidentojmë prova do ushtrojmë ndjekje penale në çdo rast. Për pastrimin e parave, e kemi përmendur është shqetësim, kemi ndërtuar rast pas rasti. Numri i hetimeve ka ardhur në rritje, vlera e pasurive të konfiskuara është rritur. Ka vend për të rritur numrin e hetimeve. Nuk është e lehtë, kemi treguar që vit pas viti kemi shtuar numrin e procedimeve.

Sky Ec Matrix Encro chat, sa i takon numrit nuk je shumë i informuar. Është shumë i madh numri i platformave të kriptuara. Kemi shkëmbime herëpashershme të të dhënave duke u bazuar dhe ne letërporositë dhe përmes Ministrisë së drejtësisë. A ka një hetim për pastrim parash në banka? Nuk mund të them gjë. Kemi patur një rast jo për bankat, por për elementë të krimit që tentuan të përdorin bankat për pastrim parash," tha Dumani./ Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll