Aktualitet

“Deklaratat politike janë shqetësuese"/ Dumani: Gjuha e përdorur tejkalon cakun

Gjithashtu Dumani theksoi se në punë e përditshme prokurorët kanë evidentuar që sa herë sulmet politike shtohem, shtohen edhe rastet e kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.

14 Tetor 2025, 20:06 Nga E. D
“Deklaratat politike janë shqetësuese"/ Dumani: Gjuha e
Altin Dumani

TIRANË- Kreu i SPAK, Altin Dumani, gjatë raportimit në komisionet parlamentare, ka ngritur shqetësimin për ndikimin që kanë deklaratat politike ndaj sigurisë së prokurorëve të posaçëm. Duke folur në Komisionin e Ligjeve, Dumai u shpreh se edhe pse SPAK mban qëndrim të distancuar nga debati politik, sulmet që vijnë nga aktorë politikë krijojnë shqetësime serioze, pasi frymëzojnë edhe elementë të krimit të organizuar.

Gjithashtu Dumani theksoi se në punë e përditshme prokurorët kanë evidentuar që sa herë sulmet politike shtohem, shtohen edhe rastet e kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm.

"Sa i takon deklaratave politike, siç edhe be keni vënë re, SPAK përpiqet të rrijë larg këtyre deklaratave duke mos u përfshirë ne debate apo në replika. Janë shqetësim, sidomos kur gjuha e përdorur tejkalon cakun dhe këto deklarata politike frymëzojnë dhe elementë të krimit të organizuar dhe bëjnë edhe më vurnerabël prokurorët e posaçëm dhe familjarët e tyre.

Ne këtë e kemi vënë re edhe në punë tonë të përditshme, sepse sa herë që sulmet politike shtohem vihen re edhe shtime të rasteve të kërcënimeve të prokurorëve të posaçëm. Ne, siç e thash edhe më pare, rrimë larg deklaratave politike, sepse nuk është pjesa jonë. Pjesa jona është të hetojmë çështje të bazuara në prova dhe në ligj," tha Dumani./Dosja.al

altin dumani

Sondazh

Poll