Politike

Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: AKSHI është një anije që na nderon, të krijojmë mbështetje për Ministren Artificiale

Gjatë fjalës së tij në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama deklaroi se teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale e kanë ndihmuar shumë vendin për të ecur përpara.

14 Tetor 2025, 12:29 Nga I.A
Forumi i Investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama: AKSHI është
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka deklaruar ditën e sotme AKSHI është një anije që e nderon dhe e motivon qeverinë shqiptare. Gjatë fjalës së tij në forumin e investimeve BE-Ballkani Perëndimor, Rama deklaroi se teknologjia dhe Inteligjenca Artificiale e kanë ndihmuar shumë vendin për të ecur përpara.

Ndërkohë që shtoi se shfrytëzimi në mënyrën e duhur të çon drejt fazave të reja të zhvillimit të sektorëve në vend. 

“AKSHI tani është bërë një anije që vërtet na nderon dhe na motivon pasi shohim se sa shumë mund të bëjmë akoma. Dua të them që ne kemi rënë dakord brenda nesh të çojmë përpara procesin duke hapur dyert e qeverisë, për të gjithë inovatorët dhe duke krijuar një hapësirë të përbashkët, me bërthamë agjencinë e ekselencës që ne e kemi krijuar para pak kohe që do ta vëmë në dispozicionin tuaj dhe të gjithë inovatorët. Duam që inovatorët të kenë mundësi të aksesojnë institucionet dhe të shohin nga afër problematikat dhe të shfrytëzojnë statistikat e tyre dhe të gjithë atë brumë që është baza e zgjidhjeve me inteligjencës artificiale. Ne kemi sfidën të krijojmë një mbështetje të ministres artificiale,” tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll