Aktualitet

‘Katastrofë’ me gabime drejtshkrimore, njihuni me fjalitë e lëna përgjysmë të OFL-së që u kërkojnë llogari ‘koka

6 Shkurt 2020, 08:14 Nga DOSJA
‘Katastrofë’ me gabime drejtshkrimore, njihuni me fjalitë

TIRANË– Formulari që Operacioni Forca e Ligjit u ka dërguar Lulzim Berishës dhe të fortëve të tjerë, ku u kërkon të deklarojnë burimin e ligjshëm të sigurimit të të ardhurave, rezulton të jetë një ‘katastrofë’ përsa u përket gabimeve ortografike. Siç e shikoni që në hyrje të formularit, nisin gabimet në fjalë, të cilat nuk janë shkruar sipas rregullave drejtshkrimore.

Ndërkohë që fjalia nis me vetën e tretë njëjës, duhet që edhe folja “Kërkoj”, që është shkruar në qendër të formularit, të jetë po në të njëjtën vetë, por nuk është vënë ashtu. Sipas rregullave drejtshkrimore, folja duhet të ishte “Kërkon”. Fjala ‘shtetësi’ nuk ka pse të fillojë me shkronjë të madhe kur nuk është në fillim të fjalisë. ‘Strukturës operacionit’ kërkojnë lidhëzën së në mes, pra strukturës së operacionit.

Gabimet vazhdojnë pothuajse në të gjitha fjalitë, e deri në përfundim të formualrit, kur shkruhet emri dhe posti i personit që e ka firmosur. Fjala ‘drejtusi’ duhet të ishte shkruar drejtuesi. E përsa u përket presjeve, nuk po u futemi fare.

OFL-ja ka zbritur në terren në kuadër të paketës ‘Anti-KÇK’ e cila hyri në fuqi dhe nisi punë me Altin Hajrin në Shijak dhe pasuritë e tij, ndërkohë që lista vijon me 200 subjekte të tjera për të cilët ka dyshime të forta se pasuria e tyre është ndërtuar me burim aktivitetin kriminal, brenda dhe jashtë vendit. 200 subjekteve do t’u dorëzohet formulari i deklarimit dhe kanë kohë 48 orë për të provuar se pasuria e tyre është e ligjshme. Janë 150 efektivë të Operacionit Forca e Ligjit, që janë shpërndarë tashmë në terren, dhe në bashkëpunim me 12 drejtoritë vendore të policisë që kanë hartuar listat dhe me SPAK, janë angazhuar për të siguruar zbatimin e paketës ‘Anti-KÇK’. Por, mesa duket pavarësisht këtij organizimi, është lënë pasdore dhe nuk është marrë parasysh mënyra se si duheshin shkruar formularët.

Fakti që kanë një zëdhënëse, Erjela Breca, biondja me syze që fiksoi të gjithë Shqipërinë tregon që stafi nuk mungon,por thjesht nuk është zgjedhur ashtu siç duhet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet formulari i ofl-se gabimet drejtshkrimore ne formularin e ofl-se formulari i ofl-se gabimet drejtshkrimore ne formularin e ofl-se

Sondazh

Poll