VIDEO/ Radiomarrëse, thika dhe pistoleta, çfarë u sekuestrua nga operacioni në Elbasan
Mësohet se operacioni u zhvillua në një lokal në zonën e Katundit të Ri në Elbasan.
14 Tetor 2025, 10:52Nga I.A
Armet
ELBASAN- Pamjet e mëposhtme janë nga operacioni 'Fast' i Policisë së Elbasanit, ku janë vënë në pranga 14 prsona. Mësohet se operacioni u zhvillua në një lokal në zonën e Katundit të Ri në Elbasan.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në ambientet përreth lokalit, forcat e policisë sekuestruan një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh të ndaluara, përfshirë: 3 armë zjarri (pistoleta), municion luftarak, një elektroshot, 4 radio policie, një jelek me mbishkrimin “Policia”, sende në formë pistolete dhe sinjalizues metalik, një thikë, një shkop metalik, një shumë parash, 4 automjete, 13 celularë dhe një pajisje DVR.