Bota

Marrëveshja e Paqes për Gazën/ Trump: Lutjet e miliona njerëzve më në fund janë përgjigjur

Trump vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, e cila i dha fund dy viteve të luftë midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke thënë se askush nuk e mendonte se kjo mund të ndodhte.

13 Tetor 2025, 20:40 Nga E.d
Marrëveshja e Paqes për Gazën/ Trump: Lutjet e miliona
Foto ilustruse

EGJIPT - Presidenti Donald Trump ka firmosur marrëveshjen e paqes mes Izraelit dhe Palestinës në Egjipt. Trump vlerësoi nënshkrimin e marrëveshjes së paqes, e cila i dha fund dy viteve të luftë midis Izraelit dhe Hamasit në Gaza, duke thënë se askush nuk e mendonte se kjo mund të ndodhte.

”Lutjet e miliona njerëzve më në fund janë përgjigjur”, tha Presidenti i SHBA-ve.
 
Mediat e huaja shkruan se marrëveshja e paqes u nënshkrua, pasi të gjithë pengjet e mbetura të mbajtura nga Hamasi iu kthyen Izraelit. Hamasi liroi të 20 pengje, si pjesë e një armëpushimi që ndërpreu dy vjet luftë që goditi Rripin e Gazës, duke vrarë dhjetëra mijëra palestinezë.
 
Lirimet erdhën ndërsa Presidenti, Donald Trump ishte në Izrael për të festuar armëpushimin dhe marrëveshjen e pengjeve të ndërmjetësuar nga SHBA-ja midis Izraelit dhe Hamasit, një marrëveshje që ai deklaroi se i kishte dhënë fund në mënyrë efektive luftës dhe kishte hapur derën për ndërtimin e një paqeje të qëndrueshme në Lindjen e Mesme.
 
Sipas marrëveshjes, Izraeli do të lirojë mbi 1,900 të burgosur palestinezë dhe do të lejojë furnizimet me ushqim dhe ndihmë në Gaza. Të burgosurit palestinezë të liruar nga Izraeli mbërrijnë në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Egjipti thotë se angazhimi i Trump është thelbësor për armëpushimin në Gaza./Dosja.al




shba egjipt donald trump

Sondazh

Poll