Bota

"Tani fillon rindërtimi për Gazën"/ Samiti i Paqes në Egjipt, Trump: Një ditë e re po lind për Lindjen e Mesme

Presidenti amerikan shprehu mirënjohjen e tij të jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane të cilat ai thotë se ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm.

13 Tetor 2025, 19:49 Nga E. D
"Tani fillon rindërtimi për Gazën"/ Samiti i Paqes
 Donald Trump 

EGJIPT- Presidenti amerikan Donald Trump tha në konferencën e shtypit pas firmosjes së Marrëveshjes së Paqes për Gazën në Egjipt se kjo është dita për të cilën njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën kanë punuar, janë përpjekur dhe janë lutur.

"Ne kemi arritur atë që të gjithë e quanin të pamundur, më në fund kemi paqe në Lindjen e Mesme. Është kaq bukur të shohësh një ditë të re dhe të bukur që po lind. Dhe tani fillon rindërtimi”, nënvizoi Donald Trump.

Presidenti amerikan shprehu mirënjohjen e tij të jashtëzakonshme për kombet arabe dhe myslimane të cilat ai thotë se ndihmuan në bërjen e mundur të këtij përparimi të jashtëzakonshëm. Më pas Trump njoftoi se Egjipti do të organizojë së shpejti një konferencë ndërkombëtare për rindërtimin e Gazës, duke theksuar nevojën për mbështetje globale për të rikthyer normalitetin në territorin palestinez të goditur nga lufta./Dosja.al

 donald trump 

Sondazh

Poll