Bota

Larje hespesh për trafikimin e drogës/ Maskër në Ekuador, gjashtë të vdekur dhe 17 të plagosur

Dy persona u vranë në vend dhe katër të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra pasi u dërguan në spital.

13 Tetor 2025, 19:33 Nga E.d
Larje hespesh për trafikimin e drogës/ Maskër në Ekuador,
Foto ilustruse

EKUADOR - Gjashtë persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm bandash gjatë një ndeshjeje futbolli, në një lagje të Guayaquil në Ekuador. Mediat e huaja raportuan se 6 persona, të cilët po udhëtonin me motoçikleta qëlluan me armë, ku të paktën 85 gëzhoja u gjetën në vendngjarje. Dy persona u vranë në vend dhe katër të tjerë ndërruan jetë nga plagët e marra pasi u dërguan në spital.

Dy nga të vdekurit kishin precedentë të rëndë kriminalë. Sipas autoriteteve ekuadoriane kjo ngjarje ka ndodhur për larje hesapesh midis bandave rivale që luftojnë për kontrollin e trafikut të drogës. Dy të dyshuar janë arrestuan dhe po merren në pyetje nga policia. Një qendër për kartelet e kokainës në SHBA dhe Evropë, Ekuadori është i përfshirë nga dhuna e bandave.

Edhe pse Presidenti Daniel Noboa ka mbajtur një qëndrim të ashpër për shpërbërjen e organizatave kriminale, më shumë se 4,600 vrasje u regjistruan në gjysmën e parë të vitit në vendin me 18 milionë banorë, një numër që është rritur me 47% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar./Dosja.al

ekuador krim viktima

Sondazh

Poll