Aktualitet

Zjarr masiv në fshatin Fatisht/ Flakët përfshijnë një sipërfaqe të madhe me pemë frutore, rrezikohen edhe banesat (PAMJET)

Bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemëtari dhe banesa në afërsi.

13 Tetor 2025, 16:37 Nga E. D
Zjarr masiv në fshatin Fatisht/ Flakët përfshijnë një
pamje nga vendngjarja

PEQIN- Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e Bashkisë Peqin. Bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemëtari dhe banesa në afërsi.

Siç raportohet flakët ka nisur në një zonë me bimësi të dendur dhe për shkak të erës janë përhapur masivisht. Më pas banorët janë alarmuar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndodhen aktualisht në terren duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve./Dosja.al

zjarr ne peqin

Sondazh

Poll